KAYO – Elbit Systems: Pse qeveria Rama zgjodhi kompaninë izraelite për industrinë e mbrojtjes, kur ajo është në një hetim nga autoritetet belge…

Nga Redaksia – Kryeministri në detyrë Edi Rama gjatë ceremonisë së dorëzimit të 40 mjeteve taktike të prodhuara nga kompania shqiptare Timak, në bashkëpunim me atë shtetërore KAYO, ai tha se ky është vetëm fillimi i nisjes së prodhimeve “Made in Albania” në fushën e mbrojtjes.ka prezantuar kompaninë shtetërore KAYO si një hap të rëndësishëm për krijimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes.

Por një marrëveshje e saj me kompaninë izraelite Elbit Systems ka hapur një debat të gjerë mbi mënyrën se si përzgjidhen partnerët në një sektor kaq të ndjeshëm.

Sipas raportimeve, Elbit Systems, kompania izraelite e mbrojtjes që ka lidhur marrëveshje me KAYO për rihapjen e Akademisë së Aviacionit në Vlorë, është përmendur në një hetim të autoriteteve belge lidhur me disa kontrata të lidhura me Agjencinë e Prokurimeve të NATO-s si mashtruese.

Raportimet bëjnë të ditur se Prokuroria Federale belge ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj një konsulenti të dyshuar se ka vepruar në emër të kompanisë izraelite për sigurimin e kontratave të rëndësishme me NATO-n.

Por pyetja që ngrihet është: kush janë kompanitë, që punojnë në sektorin strategjik si mbrojtja, zgjedh një partner që është përmendur në një çështje hetimore ndërkombëtare?

Timak Defence – një kompani e re në sektorin e mbrojtjes me pagesa miliona usd nga Buxheti i Shtetit Kompania Timak Defence është një nga katër kompanitë e themeluara nga KAYO në gusht 2025.

Kjo kompani funksionon me një strukturë pronësie 50% shtetërore dhe 50% private, ku pronarët përfundimtarë të pjesës private janë Ron Yeffet dhe Arjeta Puca. Sipas të dhënave të publikuara, deri më 14 korrik, Timak Defence ka përfituar nga buxheti i Shtetit një vlerë totale prej:

2,579,849,272 lekë (afërsisht 31.4 milionë USD) Pagesat lidhen me fondet publike për sektorin e mbrojtjes, ndërsa gjatë pjesës së mbetur të vitit pritet që angazhimet financiare nga Buxheti i Shtetit për këtë sektor të vijojnë të rriten.

AIS/Open Data Albania sjell në transparencë: listën e transaksioneve të Thesarit për këtë kompani me kapital shtet–privat; pasaportën e kompanisë me të dhënat kryesore mbi pronësinë dhe aktivitetin.

Link: Lista e pagesave dhe transaksioneve të Thesarit për kompaninë https://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2019/perf_id/TIMAKDEFENCE?fbclid=IwY2xjawTZvbRleHRuA2FlbQIxMABzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEe_LTDUTnbZ9W5VM_seHfAcqbAfS5EthK1T8XSkhQoDIT96eSlxe31YrcTAiM_aem_FJ12RH7vcFEb5HjQXJSyBA

Link: Pasaporta e kompanisë https://opencorporates.al/sq/nipt/M52013004D

Timak Defence – a new company in the defence sector receiving millions from the State Budget

Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe çdo bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kërkon standarde të larta transparence, kontrolli dhe besueshmërie.

Për këtë arsye, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje:

  • A është bërë një verifikim i plotë i historikut të partnerëve ndërkombëtarë para nënshkrimit të marrëveshjes?
  • A janë analizuar të gjitha rreziqet reputacionale dhe institucionale?
  • A ka pasur alternativa të tjera për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes?

Nga ana tjetër, duhet theksuar se përfshirja në një hetim do të thotë automatikisht fajësi dhe provon se marrëveshja KAYO–Elbit është e paligjshme. Përgjegjësia e qeverisë shqiptare mbetet që të garantojë se çdo marrëveshje strategjike bëhet me transparencë të plotë dhe në interes të sigurisë kombëtare.

Në një kohë kur qeveria Rama e paraqet KAYO-n si “qendrën e industrisë së mbrojtjes”, çdo vendim që lidhet me partnerët ndërkombëtarë duhet të shoqërohet me më shumë informacion publik dhe kontroll institucional.

Industria e mbrojtjes nuk është një sektor ku mjafton vetëm një marrëveshje në letër; ajo kërkon besim, përgjegjësi dhe standarde të larta.

Si do ta justifikojë Rama një bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Elbit Systems përmes KAYO-s, kur kësaj kompanie izraelite janë ngritur dyshime në një hetim ndërkombëtar?

Nga pikëpamja politike, pyetjet që ngrihen janë:

Pse KAYO u zgjodh si ndërmjetësja e këtij bashkëpunimi?
A është bërë një kontroll i thelluar i historikut të kompanisë partnere para një marrëveshjeje në sektorin e mbrojtjes?
A duhet të ketë më shumë transparencë kur bëhen marrëveshje që lidhen me sigurinë kombëtare?

Nga ana tjetër, qeveria mund të argumentojë se Elbit është një kompani e madhe ndërkombëtare e industrisë së mbrojtjes dhe se është në hetim dhe a është e ndaluar ligjërishtë për bashkëpunim.

Pra debati nuk është vetëm “a lejohet ligjërisht?”, por edhe “a ishte zgjedhja më e kujdesshme dhe më transparente për një vend anëtar të NATO-s?”

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top