Nga Redaksia – PatriotikMedia.al ka siguruar një informacion nga burimet e saj kofidenciale, se qeveria Rama ka kërkuar ndihmë nga ambasada Izraelite në Tiranë, që Shqipërisë ti ofrohen trupa Izraelite për raste emergjente në rast se në protestë do të shfaqen grupet terroriste iraniane të cilët sipas fantazise Rama po kërkojnë të destabilizojnë vendin.
Protesta qytetare, e cila në fillimet e saj njohu një rritje të ndjeshme të pjesëmarrjes, në ditët në vijim do të përballet me sulme që nuk mund ti imagjinonte më parë.
Qeveria e Rilindjes po kërkon me çdo çmim ta shuaj këtë protestë dhe kjo do të duket në ditët në vijim ku Rama ta bëj fakt të kryer futjen e 500 trupave dhe ekspertëve izraelit duke krijuar një mekanizëm bashkëpunimi me izraelin.
Ky raportim nuk është fantazi por realitet, Rama nuk mund ta lëshoj pushtetin aq lehtë pasi ka bërë premtime dhe ky informacion është i sigurtë, kryeministri Rama po forcon strukturat policore me trupa paramilitar nga Izraeli dhe kjo lidhet me mbështetje nga Izraeli.
Mesazhi është i qartë: bashkëpunimi me izraelitët nuk nisi sot 2026 por ka nisur që në maj të 2023 pasi Rama e parashikonte ndryshimet radikale qe do ndodhnin në SHBA, dhe sic dihet Rama nuk është peshk i lehtë që mund të rrëzohet pasi ai gëzon mbështetje nga ambasada izraelite dhe fuqi ushtarake pra me pak fjale Rama do të përdori dhunë të ashpër ndaj protestuesve.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit new.patriotikmedia.al/. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

