Paniku i radhës Ebola: Kur “Çufot” dështojnë me luftërat, nxjerrin “Viruset” nga sirtari …

Nga Redaksia – Nga pandemia tek luftërat, dhe tani sërish tek Ebola. Skenari duket i njohur: sa herë propaganda globale fillon të humbasë efektin tek popujt, “Çufot” e sistemit nxjerrin një emergjencë të re për të mbajtur njerëzit nën frikë, kontroll dhe ankth psikologjik.

Këtë herë në qendër të alarmit është Organizata Botërore e Shëndetësisë, World Health Organization, e cila ka shpallur shpërthimin e virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë si “emergjencë ndërkombëtare”. Retorika është e njëjtë me atë që dëgjuam gjatë viteve të COVID-it: “situatë serioze”, “rrezik global”, “mund të përhapet shumë shpejt”, “mungojnë vaksinat”, “numri real mund të jetë më i madh”.

Pra, receta nuk ndryshon kurrë. Vetëm emri i virusit.

Sipas njoftimeve zyrtare, bëhet fjalë për variantin Bundibugyo, një nga format më të rralla të Ebolës. Menjëherë pas publikimit të lajmit, mediat globale të kontrolluara nga establishmenti filluan maratonën e frikësimit masiv: viktima, skenarë katastrofikë, mungesë trajtimesh dhe paralajmërime për përhapje rajonale.

Por qytetarët sot nuk janë më aq naivë sa në vitin 2020.

Shumë njerëz po shtrojnë pyetje legjitime:

  • Pse çdo krizë globale shoqërohet me të njëjtët aktorë?
  • Pse OBSH del gjithmonë me gjuhë alarmante?
  • Pse frika përdoret si armë politike dhe ekonomike?
  • Dhe pse sa herë dështojnë luftërat apo krizat ekonomike, papritur shfaqet një “armik i padukshëm”?

Në kohën kur konfliktet ndërkombëtare nuk po prodhojnë më efektin e dëshiruar tek opinioni publik, rikthehet arma më e vjetër e manipulimit: PANIKU BIOLOGJIK.

Në Afrikë raportohen raste të dyshuara dhe viktima, por propaganda mediatike globale po e shet situatën sikur bota është në prag të apokalipsit tjetër shëndetësor. Pikërisht kjo është ajo që shumë kritikë e quajnë “industria e frikës” — një mekanizëm ku njerëzit bombardohen me lajme alarmuese derisa të pranojnë çdo masë kontrolli pa kundërshtim.

Ndërkohë, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përsërit të njëjtën gjuhë që bota dëgjoi gjatë pandemisë së COVID-19. Për shumë qytetarë, kjo nuk tingëllon më si kujdes shëndetësor, por si një deja vu globale.

Historia ka treguar se frika është mjeti më i fuqishëm për të kontrolluar masat. Dhe kur njerëzit fillojnë të mos kenë më frikë nga propaganda politike apo luftërat, sistemi kërkon një virus të ri për të rikthyer bindjen.

Sot është Ebola. Nesër mund të jetë diçka tjetër. Por skenari mbetet i njëjtë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *