Shpërthen Gazetari: Protestat e PD-së po kthehen në teatër politik – Kupola jeton në luks, qytetarët të zhgënjyer …

Nga Redaksia – Në një intervistë të fundit në një podcast, gazetari Reldar Dedaj ka shpërthyer me deklarata të forta ndaj drejtuesve të opozitës, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e funksionimit të saj dhe situatën aktuale politike në vend.

Sipas gazetarit Dedaj, ajo që po shihet në terren nuk përfaqëson një lëvizje të gjerë popullore, por një rreth të ngushtë njerëzish të lidhur me strukturat drejtuese dhe familjarët e tyre.

“Askush nuk i beson më këto protesta. Kupola dhe një pjesë e deputetëve jetojnë në luks dhe pasuri të konsiderueshme, ndërsa në terren shfaqet një realitet krejt tjetër”, është shprehur ai, duke theksuar se situata politike është kthyer në një skenë të përsëritur teatrale.

Në deklaratën e tij, gazetari pretendon se pjesëmarrja në protestat e fundit nuk është masive, por e kufizuar kryesisht në rrethin e ngushtë të organizatorëve.

“Janë bërë qesharake. Nuk janë protesta të vërteta, por grumbullime të njerëzve të lidhur me vetë kupolën politike dhe familjarët e tyre”, shton ai.

Më tej, ai shkon edhe më larg në analizën e tij, duke pretenduar se mes dy forcave kryesore politike në vend ekziston një marrëdhënie e nënkuptuar e interesit të ndërsjellë.

“Shpesh krijohet përshtypja se ata luftojnë në publik, por në prapaskenë ndajnë pushtetin dhe interesat. Kjo është një lojë e gjatë politike që ka vite që vazhdon”, shprehet ai.

Sipas tij, kjo situatë ka krijuar një mosbesim të thellë tek qytetarët, të cilët gjithnjë e më shumë e shohin klasën politike si të shkëputur nga realiteti.

Gazetari akuzon gjithashtu se pas më shumë se tre dekadash tranzicion, politika shqiptare nuk ka prodhuar ndryshime thelbësore për qytetarin e zakonshëm.

Sipas tij, privilegjet, pozicionet dhe përfitimet janë shpërndarë brenda një rrethi të mbyllur, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me të njëjtat probleme ekonomike dhe sociale.

Në përfundim të deklaratës së tij, ai apelon për një ndërgjegjësim më të madh të publikut, duke theksuar se qytetarët duhet të jenë më kritikë ndaj narrativave politike që, sipas tij, përsëriten prej vitesh pa sjellë ndryshim real.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *