Nga Ylli Dylgjeri:
Deklarimet e mbrëmshme të Ministrit të Brendshëm Lamallari pas protestës së Opozitës; se “Polica veproj me profesionalizëm…” më lanë me gojë hapur! S’di ku ta kërkoja profesionalizmin e Policisë Shtetit mbrëmë ? Ta kërkoja te goditjet me shqelma, me shkopinj të uniformat anonime, te civilët me kapuç që lëshoheshin si çakej, te goditjet me gaz lotsjellës për arinjtë, ta kërkoja te rrahja e Deputetëve, te tërheqja zvarrë e një pensionisti, te asfiksimi dhe përplasja në tokë e fotoreporterit, te lotët e gazetarëve, te barrelat me aktivistë, te thirrja qesharake e policëve për tu shtruar urgjent te Trauma se duhej vënë ekuilibri i dhunës me protestuesit, te vizita prej kllouni i Lamallarit në krevatet e traumës?
Zoti Lamallari!
Që je një diletant kjo ska nevojë për shumë argumente, por edhe që je i palexuar po ashtu…Fytyra jote habitore më çudit sa herë del në TV.
Nuk di kush e drejtonte Operacionin Policor mbrëmë, se në te tilla situata ndërhynë mëndje pas mëndjes, por ajo që më bëri të thërras ishte:
Pse nuk i la policia deputet të kalonin për të shkuar në Kuvendin e tyre? Deputetët nuk mund te ndaloheshi, turmat po. Kjo ishte një provokim sa amator aq edhe dhune.
A ke dëgjuar për puçin e Mynihut Ti Minister? Ishte edhe Adolf Hitleri mes turmës, por ishin edhe oficertë e lartë, ish gjeneralë, kundërshtarë të Kancelarit të kohës që u vërsulën drejt zyrave të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë puçit.
Puçi i Myniut” (i njohur gjithashtu si Puçi i Mynihut ose Beer Hall Putsch) ishte një përpjekje e dështuar për grusht shteti nga Adolf Hitler dhe Partia Naziste (NSDAP) mes 8 dhe 9 nëntorit 1923, në Mynih të Gjermanisë, për të rrëzuar Qeverinë e Bavarisë.
Edhe puçistet mësynë drejt institucioneve, por
Urdhëri që udha nga policia ishte:
Të hapet dera dhe të hynë ushtarakët e lartë në Ministri, sepse ato janë pasuria jonë kombëtare, janë ushtarakë të shtetit, dhe më pas të mbyllet dera dhe të thyhen puçistët, anarshistët, bashkë me Hitlerin…
Në demostratë mbrëmë ishte Opozita shqiptare, ishin të zgjedhurit me votë.
Ç’punë kishte policia me ndalimin, goditjen, dhe dhunën ndaj deputetëve?
Policia nuk duhet të kundërpërgjigjet edhe nëse e godet një deputet.
Tjetër, u bënë mbi 30 vite që nga rrëzimi i diktaturës, 14 vite të drejtimit të Socialisteve në qeveri dhe ky vend akoma nuk ka krijuar një klasë policiore inteligjente dhe të kualifikuar, ku grada të jetë e merituar. Vetëm emro e largo banditë nga Ministri në Minister.
Kjo është klasa policore që krijuat ju dhe te tjerët para jush zoti Rama. Militante dhe të paditur, pazarxhinj policësh e suporte trafikantesh nga komisariati në Drejtori.
Kjo është Republika jote. Ky nuk është perceptim. Ky është realitet. Kjo është dhuna e Narko Shtetit.
