Protesta kundër TID në Durrës: Banorët kërkojnë pezullimin e projektit, protesta mbështetet edhe nga banorët e Baks-Rrjollit …

Durrës – Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës zhvilluan sot një protestë për të kërkuar transparencë dhe përgjegjësi institucionale në zbatimin e këtij projekti.

Sipas protestuesve, vendimmarrja për pronat e tyre po bëhet pa asnjë konsultim publik dhe pa sqarime mbi pasojat konkrete për familjet e prekura.

Megjithëse tentuan të dorëzonin zyrtarisht pyetjet e tyre pranë Këshillit Bashkiak, ata nuk u lejuan të hynin në ambientet e Bashkisë. Banorët kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të projektit dhe ngritjen e një komisioni hetimor për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Ata deklarojnë se procesi po zhvillohet pa konsultim të plotë me komunitetin dhe pa informacion të qartë mbi zgjidhjet konkrete që prekin familjet.

Protestuesit synonin të dorëzonin pyetje publike ndaj Këshillit Bashkiak lidhur me procedurat, vendimmarrjen dhe efektet e projektit, por nuk u lejuan të hyjnë brenda ambienteve të Bashkisë.

Ata shprehen se kanë ndjekur të gjitha procedurat dhe afatet kohore të parashikuara ligjërisht, por ndihen të pasigurt për mënyrën si po zbatohet projekti.

Në kërkesat e tyre kryesore përfshihet pezullimi i vendimeve aktuale, hapja e diskutimeve me komunitetin dhe ngritja e një komisioni hetimor për procesin e implementimit të projektit.

Banorët theksuan se angazhimi i tyre synon të sigurojë respektimin e të drejtave të pronës dhe të garantojë një proces transparent dhe të drejtë për të gjithë familjet e prekur.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *