Skandali që trondit SHBA-në: Dokumentet e FBI nxjerrin dyshime të forta për bastisjen ndaj Donald Trump në Mar-a-Lago …

(Washington, DC) – Judicial Watch ka publikuar 207 faqe dokumente zyrtare të FBI. Këto dokumente hedhin dritë mbi një nga ngjarjet më të debatueshme në historinë moderne politike të Shteteve të Bashkuara: bastisjen e rezidencës së ish-presidentit Donald J. Trump në Mar-a-Lago më 8 gusht 2022.

Sipas dokumenteve të siguruara përmes ligjit për transparencë (FOIA), agjentë të vetë FBI-së kishin ngritur shqetësime serioze për mungesë të bazës ligjore – pra mungesë të “probable cause” – për të justifikuar kontrollin ndaj shtëpisë së Trump.

Në komunikime të brendshme të datës 13 korrik 2022 email , zyrtarë të zyrës së Uashingtonit të FBI-së deklarojnë qartë se nuk besonin se kishte prova të mjaftueshme për të marrë një urdhër kontrolli. Ata madje sugjeronin që Departamenti i Drejtësisë të bashkëpunonte me avokatin e Trump, në vend që të ndërmerrte një veprim ekstrem si bastisja.

Megjithatë, United States Department of Justice (DOJ) këmbënguli për një operacion të gjerë, duke përfshirë kontrollin e zyrës, dhomave private dhe hapësirave të magazinimit në Mar-a-Lago.

Dokumente të tjera tregojnë se agjentët e FBI-së jo vetëm që kundërshtuan bazën ligjore, por edhe shtrirjen e operacionit. Ata shprehen se nuk kishte prova për të kontrolluar zona të caktuara si zyra personale apo dhoma e gjumit e Trump.

Ky konflikt i brendshëm ngre pikëpyetje serioze: A u përdor FBI si mjet politik nga strukturat e tjera të pushtetit?

Një tjetër element tronditës është përfshirja direkte e Zyrës së Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, gjatë presidencës së Joe Biden. Një email i datës 10 maj 2022 tregon koordinim të drejtpërdrejtë mes FBI-së, DOJ dhe Shtëpisë së Bardhë për intervistimin e një ndihmësi të Trump.

Kjo ngre dyshime të forta për ndërhyrje politike në një hetim që duhej të ishte i pavarur.

Dokumentet zbulojnë gjithashtu se hetimi ndaj Trump u nxit nga organizata aktiviste si Citizens for Responsibility and Ethics in Washington, e cila i kërkoi autoriteteve të hetonin ish-presidentin për shkelje të ligjit mbi dokumentet presidenciale.

Ndërkohë, një email i brendshëm i FBI-së sugjeron se media si The Washington Post kishte dijeni paraprake për veprimet hetimore, duke ngritur dyshime për rrjedhje informacioni të klasifikuar.

Një nga detajet më tronditëse është një komunikim i brendshëm ku një zyrtar i DOJ shprehet se “nuk i intereson aspak perceptimi publik” lidhur me bastisjen. Kjo bie ndesh me përpjekjet e FBI-së për ta mbajtur operacionin profesional dhe me profil të ulët.

Ndërkohë që drejtori i FBI-së, Christopher Wray, deklaronte publikisht se agjencia “nuk bën kompromis dhe nuk favorizon askënd”, dokumentet tregojnë një realitet krejt tjetër: përçarje të brendshme dhe kundërshti të hapura mbi ligjshmërinë e operacionit.

Presidenti i Judicial Watch, Tom Fitton, e cilëson këtë si një nga abuzimet më të mëdha të pushtetit në historinë moderne amerikane, duke kërkuar transparencë të plotë dhe përgjegjësi për autorët e këtij operacioni.

Ky zhvillim i fundit hedh hije të rënda mbi institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në SHBA. Kur vetë agjentët e brendshëm paralajmërojnë për mungesë prove dhe megjithatë operacioni kryhet, lind pyetja thelbësore:

A po përdoren institucionet për të goditur kundërshtarët politikë?

Për shumë analistë, rasti i Mar-a-Lago nuk është thjesht një hetim – por një pikë kthese që mund të përcaktojë të ardhmen e demokracisë amerikane dhe besimit në shtetin e së drejtës. /Judicial Watch

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *