Tani që na duhej, “u zhduk” nga sheshi Tiku i Sorosit – Misteri i largimit pas 108 ditësh protestë …

Nga Redi Minga:

Në një kohë kur shqiptarët prisnin që zëri i protestës të forcohej dhe presioni ndaj qeverisë të arrinte kulmin, ndodhi e kundërta: figura që u paraqit si “shpresa e fundit”, Adriatik Lapaj, u largua nga sheshi në heshtje, pa rezultat dhe pa shpjegim. Një tërheqje që ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje.

Për 108 ditë me radhë, opinioni publik u bombardua nga media dhe rrjetet sociale me idenë se kjo lëvizje do të sillte përmbysjen e sistemit, madje edhe rrëzimin e qeverisë së Rilindjes Sorosiane e drejtuar nga CEO i Sorosit Edi Rama. U krijua një narrativë e fortë: Tiku i Sorosit si “luftëtari i vetëm”, si zëri i popullit kundër Rilindjes Sorosiane. Por në fund, gjithçka u shua pa zhurmë — një dalje nga skena që nuk prodhoi asnjë efekt konkret, sa keq.

Çudia nuk është pse nuk u rrëzua qeveria — sepse kjo ishte e pritshme. Çudia e vërtetë është pse u largua kështu Tiku i Sorosit, pa një deklaratë të qartë, pa një reflektim publik, pa një përgjegjësi për ata që e ndoqën. Dhe më e habitshme akoma: heshtja totale e mediave që deri dje e ngritën në piedestal.

A mos vallë kjo protestë ishte një projekt i kontrolluar nga Rama apo një valvul shkarkimi për pakënaqësinë popullore? Një “shfaqje” e përkohshme që kishte afat skadence?

Ndërkohë që qytetarët po përballen çdo ditë me rritje çmimesh, me karburantin në nivele të papërballueshme dhe me një krizë ekonomike që thellohet, protesta e Tikut nuk pati asnjë reagim konkret ndaj këtyre plagëve reale. Asnjë presion serioz për çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve por vetëm helmim truri dhe propagandë Majtiste Sorosiane.

Në këtë pikë lindin edhe pyetjet më të drejtpërdrejta:
Tiku i Sorosit u tremb nga përshkallëzimi i përplasjes që vetë e nisi? Apo nga “lufta” me Iranin, se lufta e tij që nisi në fund na rezultoi vetëm me mullinj ere?

Apo ndoshta u tërhoq sepse “kontrata” e tij me Ramën kishte përfunduar?

Sepse për shumëkënd, largimi i tij nuk duket si një vendim spontan, por si një mbyllje kapitulli e paracaktuar. Dhe në këtë kontekst, nuk mungojnë as ironitë e hidhura të opinionit publik:
Urojmë që “Tiku i Sorosit” të jetë i kënaqur me shpërblimin që mund të ketë marrë pas 108 ditësh “lufte” me mullinjtë e erës që ja prodhoi Rama.

Në të njëjtën kohë, skena politike vazhdon të prodhojë “show”. Emra të rinj dalin, përplasje të reja krijohen, si rasti i Elisa Spiropali që tashmë është në qendër të vëmendjes me debatet e saj të supozuara me Ramën. Një cikël i njohur: një figurë bie, një tjetër ngrihet.

Më poshtë mund të lexoni:

Ndërkohë, institucione si SPAK vazhdojnë të shfaqen në lajme me ritëm serialesh, duke krijuar një realitet ku çdo “skandal” zëvendësohet menjëherë nga një tjetër — njësoj si episodet e Big Brother VIP Albania, ku publiku nuk ka kohë të reflektojë, por vetëm të konsumojë dramën e radhës.

Më poshtë mund të lexoni:

Në këtë klimë, largimi i Tikut Sorosian nuk është thjesht një tërheqje personale. Është një simptomë e një sistemi të kalbur ku protestat lindin dhe shuhen sipas një skenari të padukshëm të Ramës, ku shpresa shitet si produkt dhe zhduket pa garanci.

Dhe pyetja mbetet:
A ishte kjo një përpjekje e sinqertë Tikut Sorosian që dështoi, apo një iluzion i ndërtuar për të mashtruar edhe një herë shqiptarët?

Më poshtë mund të lexoni:

Tani do presim kush është ushtari i ri i Rilindjes Sorosiane që do na shfaqet poshtë kryeministrisë si Tiku i Sorosit, ndonjë Agron Shehaj që po grumbullon firma per SPAK-un apo ndonjë Elisa Spiropali me trimat e Mjaftit te lali Erit?

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *