Kripto, Dark Web dhe dhoma të kuqe: Çfarë fsheh bota e errët e internetit …

Nga Redaksia:

Kriptomonedhat, Dark Web-i dhe fenomeni i njohur si “dhoma të kuqe” mbeten pothuajse të fshehta për publikun. Tema të tilla janë aq delikate sa vetë rrjetet sociale mund të bllokojnë llogaritë që përpiqen t’i trajtojnë. Shumë teori dhe investigime tregojnë se në këtë botë virtuale kanë dorë edhe agjenci si CIA apo FBI.

Si u krijua Crypto?

Kriptomonedhat nuk lindën thjesht si instrument investimi apo teknologjie. Ato u krijuan si një mënyrë për të lehtësuar transaksionet pa u gjurmuar nga institucionet financiare dhe qeveritë. Bizneset e paligjshme, individët që marrin pjesë në afera të dyshimta, apo ato që duan fshehtësi totale, kanë përdorur kripto-monedhat për të vepruar në mënyrë të sigurt.

Çfarë është Dark Web?

Dark Web-i është një pjesë e internetit që nuk indeksohen nga motorët e kërkimit dhe ku qasja kërkon programe dhe njohuri të veçanta. Aty zhvillohen aktivitetet më të errëta, që variojnë nga tregtia e paligjshme deri tek shfrytëzimi i kriptomonedhave për pagesa që nuk lënë gjurmë.

Dhoma të Kuqe – Një tmerr i vërtetë

Në Dark Web ekzistojnë ato që njihen si “dhoma të kuqe”. Këto janë vende virtuale ku krimet më të tmerrshme, si vrasje apo abuzime ndaj fëmijëve, transmetohen live për një audiencë që paguan me kriptomonedha. Sipas burimeve, urdhri i vrasjes së një fëmije ose akti i dhunës jepet nga një individ i pasur dhe gjithçka regjistrohet dhe shikohet online nga pjesëmarrësit.

Pse përdoret Crypto në këto raste?

Ndryshe nga paraja e gatshme apo kartat bankare, kriptomonedhat ofrojnë anonimitet të plotë. Kjo i mundëson vrasësve me pagesë, trafikantëve dhe grupeve kriminale të fshehin gjurmët e tyre, si në botën virtuale ashtu edhe në jetën reale. Përmes këtyre transaksioneve, aktivitetet kriminale mund të ripërsëriten çdo javë pa u zbuluar nga autoritetet.

Kriptomonedhat, Dark Web-i dhe dhomat e kuqe nuk janë thjesht një pjesë e mistershme e teknologjisë; ato përfaqësojnë anën më të errët të internetit dhe shoqërisë. Njohja e tyre është e rëndësishme për të kuptuar se si funksionon kjo botë e fshehtë dhe të rrezikshme.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *