Nga Myslim Murrizi:
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, para rreth 10 ditësh, Rama iu drejtua manikin-deputetëve duke pyetur:
“Keni dëgjuar çfarë thotë ajo ‘motra’ ime në Itali për drejtësinë, për gjyqtarët dhe prokurorët?”
Kjo ishte për të kushtëzuar fjalën për Melonin, e cila kishte propozuar një referendim për të bërë diçka të ngjashme me reformën që Sorosi dhe Rama kishin imponuar në Shqipëri përmes “hale-ambasadoreve”.
Por Rama dhe kjo “motra” e tij harruan një fakt: në referendumin italian do të votonin qytetarët italianë, të cilët nuk e shesin kurrë votën për një vend pune pesë lekë apo një thes miell, ndryshe nga patronazhistët rilindas.
Dhe rezultati i votimit në Itali ishte i qartë: “motra e Ramës” u dërgua direkt në… esfel të motrës së Ramës.
Qytetarët italianë i dhanë një mësim të fortë kësaj parukiereje aguridhe, e cila mendoi se ishte një pinjolle e Jul Çezarit, ndërkohë që në fakt është thjesht një punonjëse floktorie që ka ndryshuar bindje: nga e re “freskiste”, sot e madhe “fashiste”.
Tani besoj se edhe kjo aguridhe do t’i mbajë gojën mbyllur si Rama, sepse shumë shpejt drejtësia italiane do t’i hapë kapakun e pusetes që ka ndërtuar në Gjadër të Lezhës, bashkë me Ramën, me vlera mbi 1 miliard euro nga taksat e qytetarëve italianë.
Pra, tani duhet të përgatisim një tjetër “dhuratë” për këtë “motër”: shalli që i dhatë do t’i duhet për të lidhur ushqërrat e qeverisjes së saj, të cilat shumë shpejt do t’i këputen. Dhe motra do të rikthehet në PS, aty ku ishte kur ishte freskisëhëm e re.
