ANALIZA: Loja e madhe e Alaskës: Trump – Putin dhe Europa …

Nga Redi Minga:

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, veçanërisht përplasja me Iranin, nuk janë thjesht një konflikt i zakonshëm rajonal. Ajo që po ndodh sot është pjesë e një loje shumë e madhe gjeopolitike, ku aktorët kryesorë nuk janë vetëm shtetet në fushëbetejë, por edhe fuqitë globale që veprojnë në heshtje dhe në prapaskenë.

Është e qartë se kjo përplasje nuk nisi si një luftë klasike e SHBA, por si një iniciativë e Izraelit si qen i rrahur, duke u futur në një konflikt pa një dalje të qartë strategjike, sepse ashtu e mendonte AIPAC. Por harruan reagimin e Iran-it i cili ishte i menjëhershëm dhe në rritje: nga përdorimi i armatimeve më të vjetra, drejt sistemeve gjithnjë e më të avancuara dhe më ekonomike, duke sfiduar drejtpërdrejt balancën tradicionale të fuqisë ushtarake Izraelite në rajonin e lindjes se mesme.

Në këtë përplasje, pozicioni i Donald Trump është vënë në një situatë të vështirë. Pavarësisht narrativave të lobimeve dhe propagandës, realiteti ekonomik dhe social në SHBA tregon lodhje nga konfliktet dhe kostot e tyre. SHBA përballet me borxh të lartë dhe një ekonomi që ende mbart pasojat e periudhës së Joe Biden.

Por pyetja që lind është: pse u fut Trump në këtë situatë dhe pse në dukje u rreshtua me politikën e Benjamin Netanyahu?

PatriotikMedia.al nuk e sheh këtë si një çështje bardh e zi. Kjo nuk është thjesht një luftë mes shtetesh, por një strategji shumë më e thellë ku fuqitë e mëdha po ripozicionohen.

Takimi mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska mbetet një nga momentet më të errëta dhe të paqarta për publikun. Askush nuk e di saktësisht se çfarë është diskutuar, por ajo që dihet është se pas këtij takimi, dinamika globale ndryshoi ndjeshëm.

Ndërkohë, Europa po përjetonte një nga periudhat më të vështira ekonomike dhe energjetike. Largimi i Anglise nga BE, dhe ndërprerja e furnizimit me gaz nga Russia për shkak të luftës në Ukraine dhe politikat e ndjekura nga injorantja marksiste Ursula von der Leyen kanë dobësuar rëndë ekonominë europiane. Ndihmat për Zelenskin kanë shtuar barrën mbi taksapaguesit, ndërsa kriza energjetike goditiste industrinë dhe qytetarët europiane.

Në këtë panoramë, nuk duhet harruar i vetmi sukses historik i SHBA-së

Lufta e Kosovës, e cila mbetet një nga rastet më domethënëse të ndërhyrjeve amerikane, ku SHBA arriti një rezultat të qartë strategjik në një konflikt europian.

Por nëse shikohet me kujdes historia e ndërhyrjeve moderne, shumë analistë ngrenë një tezë të fortë: Kosova mbetet ndër të paktat – në mos e vetmja – ku SHBA mund të konsiderohet realisht fituese në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në konfliktet e tjera, rezultatet kanë qenë të paqarta, të zgjatura apo me kosto të larta strategjike.

Sot situata është ndryshe. SHBA nuk po kërkon më ndërhyrje të drejtpërdrejta ushtarake, por kontroll indirekt përmes ekonomisë, energjisë dhe sistemit financiar global.

Nga ana tjetër, Russia ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm në konfliktin me Iranin. Nuk ka pasur ultimatum të fortë ndaj SHBA-së, por deklarata të balancuara që tregojnë një strategji të matur dhe të llogaritur.

Një element tjetër që nuk mund të anashkalohet janë përplasjet e brendshme në SHBA. Lëvizje të papritura, dorëheqje dhe hetime nga institucione si FBI tregojnë se tensionet nuk janë vetëm jashtë, por edhe brenda vetë sistemit amerikan nga veprimet e AIPAC.

Në aspektin ekonomik, kjo luftë lidhet drejtpërdrejt me tregjet globale të energjisë. Rritja e çmimeve të naftës dhe reagimi i tregjeve janë tregues i qartë se kemi të bëjmë me një përplasje që prek gjithë botën. Rasti i Nicolás Maduro tregon se kontrolli i burimeve energjetike mund të arrihet edhe pa pushtim, por përmes kontrollit të tregut dhe valutës.

Në këtë kontekst, përplasja mes Izraelit dhe Iran-it merr një dimension edhe më të rrezikshëm. Një konflikt i zgjatur dobëson kapacitetet ushtarake dhe krijon skenarë ekstremë. Nëse një shtet ndjehet i rrethuar dhe pa dalje, historia ka treguar se mund të shqyrtojë opsione të rrezikshme për mbijetesë.

Më poshtë mund të lexoni:

Në qarqe analitike është ngritur shqetësimi se një përshkallëzim i tillë mund të çojë në përdorimin e armëve me fuqi shkatërruese masive – një skenar që do të kishte pasoja të paimagjinueshme për gjithë botën.

Pikërisht këtu hyn dimensioni më i rëndësishëm i kësaj loje: shmangia e një lufte të tretë botërore.

Nëse ekziston një marrëveshje e heshtur mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, atëherë qëllimi i saj nuk është vetëm riorganizimi i tregjeve apo i energjisë, por parandalimi i një përplasjeje globale që mund të dalë jashtë kontrollit.

Refuzimi i përfshirjes së NATO dhe i Anglezve në këtë konflikt nuk duket si rastësi, por si pjesë e një strategjie më të madhe.

Në fund, ajo që po ndodh sot nuk është thjesht një luftë. Është një riorganizim i rendit botëror.

SHBA mund të mos fitojë në mënyrë klasike këtë përplasje në Iran, ashtu si në shumë konflikte të tjera moderne, por mund të arrijë një objektiv më të madh: shmangien e një lufte globale dhe ruajtjen e dominimit të saj në një botë që po ndryshon.

Pra sipas kësaj analize, lufta në Iran nuk është një përpjekje për pushtim apo kontroll territorial, por një instrument për të riorganizuar tregjet globale të energjisë.

Dhe nëse kjo është e vërteta, atëherë ajo që u diskutua në Alaska mes Trump dhe Putin mund të jetë një nga marrëveshjet më të rëndësishme të kohës sonë – një marrëveshje që nuk do të pranohet kurrë publikisht, por që do të ndihet në çdo zhvillim të ardhshëm global.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *