Nga Redaksia:
Protesta e opozitës e organizuar më 22 mars solli sërish dyshime dhe ngjarje të diskutueshme, ndërsa figura qendrore e mediave të Sorosit, Alfred Lela, u kthye në protagonistin e një skenari të çuditshëm pas përfundimit të tubimit.
Pas protestës, Alfred Lela, i njohur si një figurë pro-Soros, reagoi duke nxjerrë në publik një status emocional që e tregon më shumë një grua të përdhunuar nga policia sesa gazetar i Sorosit në PD. Qasja e tij, duke shfaqur ankth dhe dhimbje për trajtimin nga Policia, përfaqëson një qasje që dëmton frymën e opozitës dhe i jep propagandë të drejtpërdrejtë qeverisë duke rradhitur disa fakte qesharake.
Ja disa idiotësira të Alfred Lelës:
Së pari, mënyra si Policia trajtoi protestuesit ishte e pazakontë dhe e fortë. Makina ujëhedhëse dhe forcat speciale ndoqën vargun e njerëzve si në një skenë lufte, duke ndjekur strategji që zakonisht përdoren në operacione ushtarake dhe jo në menaxhimin e turmave civile. Ky stil operimi duket se ishte përgjigje ndaj incidentit të mëparshëm ku u sulmua vila e diktatorit Hoxha, një ngjarje që kishte sjellë largimin e drejtorit të policisë së kohës.
Së dyti, ish-Blloku u kthye në një zonë me shtetrrethim perimetrik, një masë e pazakontë për një lagje rezidenciale, që tregonte qartë synimin për të parandaluar çdo incident të ngjashëm me protestat e mëparshme.
Së treti, agresioni ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, ishte i drejtpërdrejtë dhe i afërt: përdorimi i sprajit në fytyrë përbën një veprim të papranueshëm dhe jo rastësor. Kjo tregon qartë një tentativë për intimidim të figurës kryesore të opozitës.
Së katërti, protesta solli edhe elemente të çuditshme kulturore: flamuj dhe parulla në gjermanisht, që duket se lidhen me qëndrimin kritik të Berlinit ndaj qeverisë shqiptare dhe “rastit Balluku”. Ky fakt tregon një ndërhyrje ose ndikim të jashtëm në mesazhet dhe simbolet e përdorura nga protesta.
Por Alfred Lela i Sorosit harron se kjo ishte protestë dhe jo tango në studio televizive, ku do ti duhej të ulte pantallonat përpara udhëheqjes.

Çështja më e rëndësishme që del nga ky incident është se opozita po humbet kredibilitetin dhe fuqinë e saj organizative. Ndërkohë që policia do kryej detyrën e saj për të ruajtur rendin dhe sigurinë, figura si Alfred Lela duket se po japin mesazhe kontradiktore, duke zvogëluar efektin e protestës.
Në përfundim, protesta e 22 marsit tregoi një realitet të qartë: Rama nuk rrezohet nga ankthi i disa klyshve të Sorosit si Lela, dhe në Protesta nuk luhet futboll as nuk kërcehet tango por protestohet si burrë dhe se arma e qeverisë mbetet vetëm dhuna e pakontrolluar e policisë dhe gazi lotsjellës. Prandaj o shoqja Lela Opozita duhet të mësojë të veprojë me strategji të qarta dhe jo të humbasë frymën e saj përmes lojërave emocionale të njerëzve si ju që financoheni nga Sorosi për te kontrolluar PD.
