Nga Redaksia:
Siç ndodh historikisht sipas konceptit të Vaso Çubrilloviç – “të armatosim banda kriminelësh të cilët të përzënë shqiptarët dhe do të paguhen nëpërmjet grabitjes” – qeveria Edi Rama vazhdon të sillet kështu me qytetarët: rrugët shemben, infrastruktura shkatërrohet dhe njerëzit mbeten të braktisur.
Rruga e bllokuar në Librazhd ka lënë rreth 30 kamionë të bllokuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, duke detyruar shoferët të presin prej ditësh, pa ushqim e pa ujë. Shkak është bërë prishja e segmentit rrugor që shërbente si itinerar i zakonshëm Qafë Thanë–Elbasan.
Shoferët tregojnë:

“Kemi që të dielën këtu. Moti i ftohtë, pa bukë dhe pa ujë. Shpresojmë që rruga të hapet nga pala shqiptare.”
“Kemi katër ditë këtu. Do hamë atë që ka mbetur, po flemë në kabinë. Shpresojmë të hapet rruga dhe të ikim.”

Përveç rrëshqitjes masive të segmentit të Korridorit VIII, shkatërrimi është pasojë e planifikimit të dobët dhe shfrytëzimit të pakontrolluar të lumenjve dhe inerteve. Hekurudha Librazhd-Prrenjas, e përuruar në mars 1974, u godit nga gërryerja e lumit: barrierat mbrojtëse u shembën, ura u rrëzua dhe pjesa e rrugës u dëmtua rëndë.
Ekspertët paralajmërojnë se nuk mund të justifikohet shkatërrimi i natyrës me leje formale për shfrytëzim, pasi lumi është një organizëm i gjallë që mund të sjellë pasoja katastrofale nëse tejshfrytëzohet.

Efektet për qytetarët dhe ekonominë janë të mëdha:
- Pritjet në pikën kufitare Qafë Thanë janë dramatike, me mbi 1,500 hyrje dhe 1,700 dalje shtetasish në 24 orët e fundit.
- Kamionët që duhet të kalojnë për në Maqedoninë e Veriut presin ditë të tëra.
- Banorët ruralë humbasin burimet e ujit dhe rrugët e vetme për lidhjen e fshatrave shkatërrohen.
Më poshtë mund të lexoni:
Ekspertët e inxhinierisë dhe mjedisit duhet të flasin pa ndikim politik, ndërsa planifikimi i Korridorit Hekurudhor dhe i rrugëve të rëndësishme duhet të rishikohet me urgjencë. Kontrolli i shfrytëzimit të lumenjve dhe mbrojtja e infrastrukturës natyrore janë të domosdoshme për të shmangur katastrofa të tjera.

Shqipëria po përballet me pasojat e korrupsionit dhe menaxhimit të keq, ndërsa qytetarët e thjeshtë paguajnë çmimin më të lartë.
