Nga Redaksia:
Negociatorët e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh me Iranin të premten në Gjenevë, nëse brenda 48 orëve të ardhshme marrin një propozim të detajuar iranian për një marrëveshje bërthamore, sipas një zyrtari të lartë amerikan për Axios.
Në raundin e fundit të bisedimeve, i zhvilluar javën e kaluar, Emisari i Posaçëm Amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner i komunikuan Ministrit të Jashtëm të Iranit Abbas Araghchi se Presidenti Donald Trump qëndron në linjën e “zero pasurimit të uraniumit” në Iran. Megjithatë, SHBA-të janë të hapura të shqyrtojnë një propozim iranian që përfshin “pasurim simbolik” nëse Teherani mund të tregojë me prova se do të bllokojë çdo rrugë drejt krijimit të armës bërthamore.
Senatori Lindsey Graham deklaroi ditën e shtunë se disa nga këshilltarët e afërt të Trump kanë rekomanduar presidentin të mos ndërmarrë sulme ndaj Iranit, por Graham i ka inkurajuar të mos ndjekë këtë këshillë. “Kuptoj shqetësimet për operacione të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme, por ata që këshillojnë të mos përfshihemi shpesh injorojnë pasojat e lejes së së keqes të veprojë e pakontrolluar,” tha Graham.
Pika e nxehtë: Uraniumi bërthamor dhe “redlines” e Trump
Raundi i fundit i bisedimeve u cilësua produktiv, por burimet e ndryshme tregojnë për mungesa të konsiderueshme në marrëveshje. Zv/presidenti amerikan JD Vance deklaroi se Iran nuk është ende i gatshëm të pranojë “redlines” e Trump, veçanërisht ato që lidhen me programin bërthamor të Republikës Islamike.
“Në disa drejtime shkuan mirë, u ra dakord për takime të mëtejshme, por ishte gjithashtu e qartë se Presidenti ka vendosur kufij të kuq që iranianët nuk janë ende gati t’i pranojnë dhe të punojnë mbi to,” tha Vance për Fox News.
Sipas Witkoff, Irani mund të jetë një javë larg pasurimit të uraniumit për material bërthamor, megjithëse aktualisht nuk ka akses në material, as makineri për pasurim dhe as program operativ për përdorimin e tij. “Ata mund të jenë një javë larg prodhimit të materialit industrial për bombë. Kjo është shumë e rrezikshme. Nuk mund të lejohet,” paralajmëroi Witkoff.
Shkatërrimi i programit bërthamor iranian në qershor 2025
Në qershor 2025, Izraeli dhe SHBA shkatërruan flotën iraniane të centrifugave bërthamore, të gjitha programet e armëve bërthamore, pjesën më të madhe të tre objekteve kryesore bërthamore dhe dhjetëra objekte të vogla, duke eliminuar pjesën më të madhe të shkencëtarëve kryesorë dhe duke goditur facilitetet e tyre. Ky veprim e bëri thuajse të pamundur për Iranin përdorimin e uraniumit ekzistues për qëllime ushtarake.
Ndërkombëtarët dhe mediat e huaja, përfshirë The Jerusalem Post dhe Fox News, theksojnë se bisedimet mbeten delikate, me pasiguri të mëdha mbi gatishmërinë e Iranit për të respektuar kufijtë e vendosur nga SHBA.
Ky proces tregon një herë tjetër se bota mbetet në prag të një krize bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura të mos lejojnë Iranin të bëhet kërcënim bërthamor global.
