Nga Redaksia:
Një provokim i papranueshëm ka shpërthyer pas postimit të eurodeputetit dhe ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, i cili përkujtoi me krenari 17 shkurtin 1914 – shpalljen e të ashtuquajturës “Autonomi e Vorio Epirit”.
Ai e cilëson këtë moment si “akt dinjiteti” dhe “vetëvendosjeje”. Por për shqiptarët, 1914-a është një nga periudhat më të dhimbshme dhe më të errëta të historisë së vendit, ku dhuna ndaj popullsisë civile dhe përpjekjet për copëtim territorial shënuan fshatra të tëra nga Labëria në Gjirokastër.
Masakra e Hormovës – kujtesë e tragjedisë
Arkivat historike dhe dëshmitë e kohës flasin për një periudhë të trazuar, të shoqëruar me dhunë ndaj popullsisë civile shqiptare në zona si Kolonja, Përmeti, Tepelena, Korça, Gjirokastra, Skrapari, Labëria, Borshi e Delvina.
Një nga episodet më të rënda të asaj kohe mbetet Masakra e Hormovës, ku qindra burra u ekzekutuan, fshatra u dogjën dhe familje të tëra u detyruan të shpërngulen. Për shumë shqiptarë, kjo periudhë është sinonim i vuajtjes dhe përpjekjeve për mbijetesë në një kohë kur shteti shqiptar sapo kishte dalë nga shpallja e pavarësisë.

Masakra e Hormovës mbetet një nga episodet më të rënda: qindra burra u ekzekutuan, fshatra u dogjën dhe mijëra familje u detyruan të shpërngulen. Kjo periudhë nuk është “dinjitet”, por plagë që nuk shërohet.

Tradhtari i Shqipërisë
Fakti që një person si Beleri — ish-kryebashkiak, eurodeputet dhe shtetas shqiptar — glorifikon një kapitull të dhunshëm dhe përpiqet të zbehë vuajtjet e shqiptarëve, e bën atë tradhtar të kombit.
Pretendimet e lidhura me aktivitetet e tij të viteve ’90 dhe kontaktet me elementë grekë që vepruan në dëm të shqiptarëve, e thellojnë perceptimin se ai ka vepruar kundër interesave kombëtare.

Historia e Postës Kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër e cila u përball prillin e vitit 1994 me një sulm agresorësh grekë, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i Parë, Fatmir Shehu, plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër.
Ndërkohë, pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi kandidimin e Alfred Belerit si kandidat i pavarur për zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë e Himarës.
Autoritete greke ndalojnë më 18 mars të vitit 1995, 7 të dyshuar si autorë të masakrës së Peshkëpisë. Ata sapo kishin dështuar në një tjetër sulm terrorist ndaj kufirit shqiptar.
Gjatë kontrollit të ushtruar te të ndaluarve, ju gjetën edhe armët e municionet e rrëmbyera në Postën Kufitare të Peshkëpisë.

Të ndaluarit e komandës së ashtuquajtur “Pirro i Parë”, ishin: Jorgos Anastasulis, 34 vjeç, shtetas grek, oficer, Apostolos Karvelas, 26 vjeç, shtetas grek (ish-polic rrugor), Marios Kutula, 25 vjeç, qytetar shqiptar, Fredi Beleri, qytetar shqiptar, 23 vjeç, (i cili përdor disa emra si Dionisios dhe Foti), Jorgo Kristo, 26 vjeç, Jorgo Papa, 30 vjeç, të gjithë këta janë nga Himara, Harallamb Papa, 21 vjeç, nga Krioneri i Gjirokastrës.
Edhe pse armët e gjetura ishin ato të vjedhura në Peshkëpi, Gjykata në Athinë vendosi se këto nuk ishin prova të mjaftueshme dhe të gjithë u liruan.
Duke qenë se emri i tij ishte përmendur nga mediat si i përfshirë në këtë ngjarje, emisioni “Gjurmë shqiptare” i kërkoi Fredi Belerit, kandidat për Bashkinë e Himarës, në zgjedhjet e vitit 2015, një reagim për këtë çështje.
Pyetja për Europën
Parlamenti Europian promovon fqinjësinë e mirë dhe respektin për integritetin territorial. A është në përputhje me këto vlera glorifikimi i një kapitulli që shqiptarët e kujtojnë si tragjedi?
Historia nuk njeh dy standarde: ajo që për njërën palë quhet “dinjitet”, për tjetrën është tradhti dhe dhimbje e thellë.
Fredi Beleri është tradhtar i Shqipërisë dhe provokon shqiptarët duke glorifikuar dhunën dhe copëtimin e vendit.
