VIDEO: Oligarku i ndërtimit Ram Geci nën hetim nga SPAK për një seri tenderash të dyshimta që kanë përfshirë miliona euro …

Tirane – Oligarku i njohur i ndërtimit, Ram Geci, është futur në qendër të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për një seri tenderash të dyshimtë që kanë përfshirë miliona euro fonde publike.

Geci, i denoncuar prej vitesh nga mediat shqiptare si një prej oligarkëve që kanë përvetësuar një pjesë të madhe të Buxhetit të Shtetit, duket se ka përfituar përsëri nga klientelizmi dhe favorizimet e pushtetit. Sipas burimeve të SPAK, vetëm në pesë vitet e fundit, kompania e tij, Geci sh.p.k, ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 72–90 milionë euro, përmes procedurave ku ka pasur dyshime të forta për mungesë konkurrence reale dhe favorizim të hapur.

Hetimet e SPAK kanë fokusin e tyre tek disa tendera strategjikë, përfshirë edhe ndërtimin e rrugës “Porto Romano” në Durrës. Dokumentet e zbuluara tregojnë se pas vendimit për takimin e Gecit me zyrtarë të lartë qeveritarë qëndron një mesazh i drejtpërdrejtë nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila i thotë një bashkëpunëtori të saj:

“Kryeministri i kërkoi të takojë Ramë Gecin.”

Ky mesazh lidhet drejtpërdrejt me procedurat e mëtejshme të prokurimit për tenderin e rrugës, duke ngritur pyetje serioze për pavarësinë e procedurave publike dhe klientelizmin në nivel të lartë qeveritar.

Hetimet e SPAK po ndjekin me kujdes këtë rrjet favorizimesh, ndërsa oligarkë si Geci duket se vazhdojnë të përfitojnë mbi kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Ky rast vjen si një tjetër sinjal i qartë i lidhjeve të ngushta midis oligarkëve dhe politikës, të cilat kanë dëmtuar buxhetin e shtetit dhe besimin publik në institucionet shqiptare.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *