Nga Andrea Bregu:
Deklarata e fundit e asaj që opinioni publik tashmë e njeh si “Shabanica e Soros”, sipas së cilës “Sorosin në Shqipëri e solli Sali Berisha”, bie poshtë nga një dokument zyrtar shtetëror, i cili flet vetë dhe nuk ka nevojë për interpretim propagandistik.
Bëhet fjalë për Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 16, datë 10.01.1992, dokumenti i parë zyrtar në Republikën e Shqipërisë që rregullon krijimin e kushteve të punës për Fondacionin “Soros”, me emërtimin “Shoqata e Fondeve të Hapura për Shqipërinë”.
Çfarë provon dokumenti?
Dokumenti është i qartë dhe i pakontestueshëm:
- Data: 10 janar 1992
- Firmëtar: Kryetari i Këshillit të Ministrave, Vilson Ahmeti
- Konteksti politik:
- Ramiz Alia ishte ende President i Republikës
- Strukturat e regjimit post-hoxhist ishin plotësisht funksional
- Privilegjet për Fondacionin Soros:
- Zyra falas, e siguruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
- Apartament banimi me qira të paguar nga shteti shqiptar
- Lehtësira të posaçme administrative nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare
Pra, Fondacioni Soros u vendos në Shqipëri me vendim qeverie, në bashkëpunim të plotë me strukturat e trashëguara të regjimit të Ramiz Alisë — jo nga Sali Berisha, siç pretendohet sot në mënyrë të rreme.
Më poshtë mund të lexoni:
Kush e solli realisht Sorosin?
Dokumenti dëshmon se Soros u fut në Shqipëri nga elita post-komuniste, nga njerëz të dalë drejtpërdrejt nga sistemi i vjetër, të cilët më pas u ricikluan në politikën e tranzicionit. Këta ishin “këlyshët e UDB-së” dhe të aparatit të PPSH-së, që ndërruan vetëm flamurin, jo shërbëtorin.
Në këtë skemë, figura si Vilson Ahmeti nuk janë rastësi, por hallka kyçe të një zinxhiri që lidh:
- Regjimin e Ramiz Alisë
- Strukturat e vjetra të kontrollit
- Depërtimin gradual të Sorosit në institucionet shqiptare
Roli i “Shabanicës”
Nuk është çudi që sot Shabanica përsërit narrativën e Rilindjes. 85 votat e Ramës kanë koston e tyre. Ai ndodhet pikërisht aty ku është sot për të luajtur rolin që i është caktuar: papagall i pushtetit Soros-Rama.
Shefat e tij politikë, Dobrushi dhe Rama, ia kanë varur në qafë “trajtën” e rolit të shërbëtorit publik, duke e shndërruar në një figurë që justifikon, mbron dhe zbukuron një regjim mafioz.
Më poshtë mund të lexoni:
Avokati i Soros, jo i Popullit
Shabanica nuk është aty për të mbrojtur qytetarin. Ai shërben si:
- mekanizëm presioni
- instrument represioni institucional
- justifikues i dhunës, dëbimit dhe shpopullimit
Të gjitha këto në funksion të Axhendës Soros për shpopullimin e Shqipërisë, me Edi Ramën si mëkëmbës lokal të kësaj mafie globale.
Ky dokument zyrtar i vitit 1992 është prova që rrëzon një nga gënjeshtrat më të mëdha politike të viteve të fundit. Soros nuk erdhi në Shqipëri nga Sali Berisha, por u instalua nga regjimi post-komunist, i cili sot ka ndërruar vetëm emrin, jo thelbin.

Dokumentat nuk gënjejnë. Gënjejnë vetëm ata që i shërbejnë pushtetit.
