Fox News raporton: Infermiere radikale humb vendin e punës pasi bën thirrje për helmimin, paralizimin dhe sulmin ndaj agjentëve federalë të ICE … ( Video)

Nga Redaksia:

Një infermiere nga Virginia Commonwealth University (VCU) Health është pushuar nga puna pas një serie videosh kontroverse në TikTok dhe X, ku ajo sugjeronte mënyra për të dëmtuar dhe sulmuar agjentët federalë të Immigration and Customs Enforcement (ICE).

“Pas një hetimi, personi i përfshirë në videot e mediave sociale më nuk punon në VCU Health,” tha spitali në një deklaratë të martën në mbrëmje.

Në videot e bëra virale – të shpërndara fillimisht në rrjetet sociale – infermierja përdorte hashtag-et #ice, #resistance dhe #sabotage dhe jepte “këshilla” radikale kundër agjentëve të zbatimit të ligjit.

Në një prej klipave, ajo sugjeronte që profesionistët mjekësorë të mbajnë shiringa të mbushura me barna paralizuese si succinylcholine – një anestetik që shkakton paralizë të përkohshme të muskujve – dhe t’i përdorin ato si një “taktikë frikësimi” ndaj agjentëve.

Në një tjetër video, e veshur me uniformë spitali, ajo rekomandoi përdorimin e lulehive helmues të tretura në ujë dhe hedhjen e tyre me shishe apo pistoleta uji drejt agjentëve, si dhe sugjeronte që gratë të përdornin aplikacione takimesh për të takuar agjentë dhe pastaj t’u hidheshin laksativë në pije.

Infermierja pohoi në videot e saj se këto ide nuk ishin menduar për të shkaktuar vdekje, por për të “bërë jetën e tyre tmerrësisht të mjerë”.

Ndiqni videon:

VCU Health e përshkroi përmbajtjen si “tmerrësisht të papërshtatshme” dhe tha se nuk pasqyron vlerat apo standardet profesionale të sistemit të tyre shëndetësor. Autoritetet e universitetit gjithashtu njoftuan se policia e brendshme po asistonte në hetim.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në median sociale dhe politike, duke ndezur debatet mbi rolin e punonjësve të kujdesit shëndetësor në protestat kundër politikave federale të imigracionit dhe kufizimeve të lirisë së shprehjes për profesionistët që përdorin pozicionin e tyre për të nxitë dhunë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *