Mercenarët e Soros duke u përleshur me ICE po kërkojnë luftë civile në SHBA!

Nga Avokati Altin Goxhaj:

Përplasja e forcave federale të emigracionit (ICE) me protestuesit me pagesë të ANTIFA-s, të cilët synojnë të pengojnë operacionet për kapjen dhe deportimin e emigrantëve të paligjshëm në SHBA, është një skenar i rrezikshëm që normalisht do të sjellë viktima.

KUSH JANË FORCAT ICE?

Forcat e ICE përbëhen nga veteranë të FBI-së, por edhe ish-ushtarakë të trajnuar për luftë guerile dhe operacione ushtarake. Kjo nuk është rastësi. Numri i tyre i madh nuk u shpik nga hiçi dhe ka qenë e domosdoshme rekrutimi nga burimi i vetëm real i aftësive të tilla: ushtria amerikane.

MANDATI POPULLOR I TRUMP

Donald Trump u votua nga shumica e amerikanëve pikërisht për këtë: që ICE të bëjë atë që po bën sot. Çdo përpjekje për të penguar operacionet e deportimit përbën pengim të forcave federale në kryerjen e detyrave federale.

SABOTIMI I QËLLIMSHËM I POLICISË LOKALE

Mosbashkëpunimi i urdhëruar midis policisë lokale dhe ICE, me vendim të guvernatorëve dhe kryebashkiakëve demokratë, e detyron ICE të veprojë pa mbulimin e forcave lokale të rendit — forca që janë të trajnuara posaçërisht për përballje me mercenarët e Soros të BLM dhe ANTIFA-s.

STANDARDI I DYFISHTË

Çfarë do të ndodhte nëse mercenarët e ANTIFA-s do të pengonin forcat federale në operacione kundër karteleve meksikane të drogës në SHBA? Penguesit do të qëlloheshin në distancë, jo të përlesheshi trup më trup.

PROTOKOLLET DHE REALITETI AMERIKAN

A ishte kapërcim protokolli vrasja e dy personave nga ICE javët e fundit? Kjo çështje diskutohet rast pas rasti. Por SHBA ka një realitet unik: çdo polic dhe çdo efektiv i ICE jeton 24 orë në stres të vazhdueshëm se mund të qëllohet me armë zjarri, me thikë, apo të shtypet me makinë.

Në SHBA, çdo rrugë dhe rrugicë është potencialisht një skenë vdekjeje. Askush nuk e di nëse do të kthehet gjallë në shtëpi.

PSE NDODHIN KËTO SKENA?

Kur polici në SHBA thotë “ndal”, “largohu”, “duart lart”, “shtrihu në tokë”, çdo urdhër duhet zbatuar me përpikmëri. Në të kundërt, truri i forcave të sigurisë aktivizohet për eliminim të menjëhershëm të rrezikut, sepse nga një sekondë në tjetrën i dyshuari mund të nxjerrë armën ose të shtypë policin me makinë.

Kjo është arsyeja pse shohim kaq shpesh shkëmbime zjarri dhe viktima.

RASTET KONKRETE

Edhe rasti i lesbikes që u vra në makinë pasi krijoi alarm se po shtypte forcat e ICE kur iu tha të ndalonte, edhe rasti i infermierit që udhëtonte drejt protestës me armë të mbushur dhe reagoi me një objekt të zi metalik në dorë — kanë aktivizuar alarmet e protokollit.

Kur një efektiv bërtet “Armë!”, protokolli është i qartë: eliminim i rrezikut. Në këtë rast: 10 të shtëna.

ASGJË E RE NË SHBA

Këto janë skena tipike në rrugët e SHBA prej dekadash, në çdo presidencë dhe në çdo shtet, pavarësisht se kush është guvernator.

Ata që kanë njohuri apo eksperiencë e kuptojnë këtë realitet. Të tjerët, të udhëhequr nga bindje ideologjike dhe urrejtje patologjike ndaj Trump, aktivizojnë alarme mbi paaftësinë e tyre për të kuptuar se si funksionon rendi dhe siguria në SHBA.

SKENARI I NJOHUR I SOROS

Ajo që po ndodh tani është rikthimi i skenarit të neveritshëm të mercenarëve të Soros & Co, njësoj si me BLM dhe ANTIFA — një skenar që tashmë e njohim mirë.

VOTA E POPULLIT AMERIKAN

Populli amerikan ka votuar që ICE të gjejë çdo emigrant të paligjshëm dhe ta deportojë, si pjesë e pastrimit të SHBA nga axhenda globaliste e pushtimit masiv me emigrantë të paligjshëm, e nxitur nga Biden për të ndryshuar demografinë elektorale dhe tregun e punës.

Kjo axhendë synon gjithashtu rritjen e asistencës sociale për të ushqyer mercenarët e Soros.

P.S.

Partia e mercenarëve të Soros, që paguan dhjetëra mijë protestues me kohë të plotë për të penguar ICE, po i kthen rrugët e SHBA në fushëbeteja, me synim instalimin e terrorit të kuq, njësoj si Revolucioni Kulturor Kinez.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *