Nga Redaksia:
Davosi nuk është thjesht një qytet alpin i mbuluar me borë ku mblidhen liderë botërorë dhe korporata gjigante. Davosi i 2026-ës u kthye në një fushëbetejë politike dhe ideologjike, ku Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, u përballë ballë për ballë me elitën e establishmentit globalist.
Nga podiumi i Forumit Ekonomik Botëror, Trump nuk foli si një pjesëmarrës formal. Ai foli si sfiduesi kryesor i rendit ekonomik global, duke hapur fronte të shumëfishta: ekonomike, strategjike dhe gjeopolitike.
Por ajo që ndodhi paralelisht në Uashington, është edhe më tronditëse.
NDËRSA TRUMP FLISTE NË DAVOS, GJYKATA SUPREME SFIDOI FED-IN
Në të njëjtën kohë që Presidenti Trump përplasi tezën e tij kundër globalizmit financiar, Gjykata Supreme e SHBA-së u përballë me një çështje që mund të përmbysë dekada pushteti të paprekshëm të Rezervës Federale.
Pyetja që tronditi themelet e sistemit amerikan ishte i drejtpërdrejtë:
A ka të drejtë Presidenti i SHBA-së të shkarkojë një guvernator të Rezervës Federale?
Gjykata Supreme e SHBA-së dëgjoi argumentet në një rast të quajtur Trump v. Cook, në lidhje me përpjekjen e Presidentit Donald Trump për të shkarkuar një anëtare të Bordit të Federal Reserve, Lisa Cook. Ajo është një nga guvernatorët e Fed dhe Trump ka tentuar ta largojë duke akuzuar për shkelje të ligjit.
Nëse përgjigjja e Gjykatës Supreme është PO, atëherë Amerika hyn në një epokë të re qeverisjeje.
FUNDI I PAVARËSISË SË SHENJTË TË BANKËS QENDRORE?
Për dekada me radhë, Rezerva Federale ka vepruar si një strukturë teknokratike e paprekshme, jashtë vullnetit popullor, por me ndikim absolut mbi jetën ekonomike të amerikanëve dhe të botës.
Trump e ka quajtur këtë sistem:
- jo të zgjedhur,
- jo të përgjegjshëm,
- dhe të shkëputur nga populli.
Nëse Gjykata Supreme vendos në favor të Presidentit, pushteti monetar nuk do të jetë më monopol i bankierëve të Shtetit të Thellë, por do t’i rikthehet lidershipit të zgjedhur demokratikisht.
Ky nuk është një debat teknik.
Kjo është luftë për sovranitetin monetar.
TRUMP KUNDËR “SHTETIT TË THELLË” FINANCIAR
Trump nuk e fsheh objektivin e tij:
të çmontojë atë që ai e quan tirania e bankës qendrore, një strukturë që sipas tij:
- kontrollon inflacionin sipas interesave elitare,
- financon luftëra pa miratimin e popullit,
- dhe shërben më shumë për Wall Street sesa për qytetarin e zakonshëm.
Beteja për paranë e Amerikës ka nisur.
Dhe këtë herë, ajo nuk zhvillohet vetëm në sallat e gjykatave, por edhe në podiumin e Davosit – simbolit të globalizmit financiar.
DAVOSI DRIDHET, ELITAT DËGJOJNË
Ndërsa Trump flet, elitat dëgjojnë.
Jo sepse pajtohen, por sepse e kuptojnë se ky është një moment historik.
Nëse Trump fiton këtë betejë:
- modeli globalist tronditet,
- pavarësia e bankave qendrore vihet në pikëpyetje,
- dhe precedenti amerikan mund të përhapet globalisht.
NJË LUFTË QË SAPO KA FILLUAR
21 janari 2026 do të mbahet mend jo si një ditë e zakonshme në Davos, por si dita kur Presidenti i SHBA-së shpalli hapur luftë ndaj arkitekturës financiare të globalizmit.
Trump kundër FED-it.
Trump kundër elitave.
Trump kundër Shtetit të Thellë.
Beteja për paratë, pushtetin dhe sovranitetin sapo ka filluar.
