Nga Redaksia:
Washington – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka lëshuar një mesazh të fortë dhe të qartë në mbështetje të qytetarëve iranianë që po masakrohen nga regjimi islamik i Teheranit, duke deklaruar publikisht se “ndihma është në rrugë”.
Në një reagim që ka tronditur balancat ndërkombëtare, Trump u ka bërë thirrje iranianëve të mos dorëzohen përballë dhunës shtetërore, ndërsa ka dënuar hapur represionin brutal të regjimit, i cili sipas burimeve të opozitës ka shkaktuar mijëra viktima dhe arrestime masive.
Populli iranian po vritet në rrugë. Kjo është e papranueshme. Bota po sheh,” ka sinjalizuar Trump, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë pasive përballë një masakre të tillë.
Reagimi i ashpër i Moskës: Frikë nga ndërhyrja amerikane
Deklaratat e Trump kanë shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Rusia. Ministria e Jashtme ruse i ka cilësuar fjalët e presidentit amerikan si “të papranueshme”, duke akuzuar Uashingtonin për ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit.
Moska, aleate strategjike e Teheranit, ka paralajmëruar se çdo veprim amerikan do të përbënte “destabilizim serioz” të rajonit, një reagim që sipas analistëve tregon frikën reale të Kremlinit nga humbja e kontrollit mbi aleatin e tij iranian.
Regjimi iranian në panik
Ndërkohë, regjimi i ajatollahëve po përpiqet të izolojë vendin nga bota, duke:
- bllokuar internetin
- shtyp protestat me armë zjarri
- arreston qindra të rinj
- përdor gjyqe speciale dhe ekzekutime
Pamjet që dalin nga Irani tregojnë një shtet që ka shpallur luftë kundër popullit të vet.
Çfarë do të thotë “ndihma” e Trump?
Edhe pse Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje konkrete, burime pranë administratës amerikane flasin për:
- presion maksimal diplomatik
- sanksione shkatërruese ndaj elitës iraniane
- mbështetje për opozitën dhe qytetarët në terren
- opsione të hapura, përfshirë edhe masa ushtarake të synuara
Trump ka qenë i qartë: Amerika nuk negocion me masakrat.
Mesazhi për botën
Qëndrimi i Trump shënon një kthesë të fortë nga politika e butë e viteve të fundit dhe riafirmon doktrinën amerikane:
- liria e popujve nuk negociohet
- tirania nuk tolerohet
Ndërsa BE-ja hesht dhe OKB-ja mjaftohet me deklarata, Shtetet e Bashkuara po flasin gjuhën e forcës morale dhe politike.
Në një moment historik për Lindjen e Mesme, Donald Trump ka zgjedhur anën e popullit iranian. Reagimi i nervozuar i Moskës tregon se mesazhi ka goditur aty ku duhet.
Bota tani pret: A do të dorëzohet regjimi iranian? A do të veprojë Amerika? Një gjë është e sigurt: epoka e heshtjes ka mbaruar.
