Nga Aurel Plasari:
Pandemia e COVID-19 nuk ishte thjesht një krizë shëndetësore, por edhe një operacion masiv psikologjik dhe propagandistik që tronditi botën. Libri i prezantuar nga Aurel Plasari në rrjetin sociale facebook, shpjegon “Mësimet nga Operacioni COVID-19”, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si më shumë se 5 miliardë njerëz, ose rreth 70% e popullsisë globale, u injektuan me produktet që u prezantuan si “vaksina të sigurta dhe efektive” – ndërkohë që ato, sipas autorëve të librit, ishin injeksione eksperimentale, të rrezikshme dhe të paefektshme.
Profesori Denis Rancourt përmbledh këtë mashtrim në një fjali:
“Përfytyroni një vaksinë aq të sigurt sa duhet të kërcënoheni për ta bërë, kundër një sëmundjeje aq vdekjeprurëse sa duhet të testoheni për të marrë vesh nëse e keni apo jo.”
Ngjarje që në pamje dukeshin si një grip stinor të padëmshëm për 99% të popullsisë u shndërruan në një eksperiment të madh të organizuar ndonjëherë, sipas ekspertëve si Robert Malone, Christian Perronne dhe Olivier Véran, madje quhet nga Reiner Fuellmich si “mashtrimi më i madh i transformuar në krimin më të madh kundër njerëzimit”.
Filozofi Alexis Haupt vë re një dimension tjetër:
“Të detyrohesh t’i injektosh vetes një produkt eksperimental për të ruajtur liritë individuale do të thotë të jesh në një regjim totalitar. Ndërsa të mos e shohësh këtë, do të thotë të biesh mohit një realitet konkret. Tashmë bota ndahet në dy kategori: ata që ende besojnë tregimin për COVID-in dhe ata që e kuptojnë mashtrimin.”
Ky liber synon të shërbejë për të dyja kategoritë, duke ofruar një sintezë nga burimet më të mira, për të matur shkallën e paparë të mashtrimit dhe për t’u përgatitur për sprovat e ardhshme. Një bilanc i Operacionit COVID-19 është i domosdoshëm për të kuptuar origjinën e së keqes dhe për të nxjerrë mësime që na bëjnë mirë.

Siç thotë edhe autori:
“Njeriu i paralajmëruar baras njeri i shpëtuar.”
Ky libër është një thirrje për kujdes dhe vëmendje, duke nxjerrë në pah sesi manipulimi global mund të ushtrohet nën maskën e emergjencave shëndetësore dhe pse duhet të jemi të përgatitur për sfidat e ardhshme.
