Nga Andrea Bregu:
E vetmja arsye që Tiku i Soros ka kthyer sheshin e Kryeministrisë në “tokë të xanun” është sepse ai kërkon vendin e deputetit sipas parimit: “Ti kontrollo sheshin e Kryeministrisë, unë të jap mandatin e deputetit.”
Menjëherë pas votimit të Avokatit të Popullit në parlament, Tiku doli tek Kryeministria për të zënë sheshin pikërisht në momentin më të keq për Ramën, ndërsa dy nga skandalet më të mëdha të tij – ai i Belinda Ballukut dhe ai i AKSHI-t – po shpërthyen, ku personat më të afërm të kryeministrit janë të implikuar, dhe vetë Rama del i përmendur në përgjime, si në dosjen e Ballukut ashtu edhe në atë të AKSHI-t.

Detyra kryesore e Tikut në këto javë ka qenë të mbajë sheshin nën kontroll të plotë, duke parandaluar çdo protestë. Madje edhe PD, që organizon protestat e së hënës, ka qenë e detyruar të negociojë me Tikun. Vetë Drejtori i Medias dhe Komunikimit të PD-së, Alfred Lela, e ka konfirmuar publikisht se ka komunikuar personalisht me Tikun për zhvillimin e protestave.
Pseudo-protesta e parë e Tikut u organizua me logon e partisë së tij, duke hedhur poshtë çdo pretendim se veprimet e tij janë “pa logo partie.” Kjo tregon qartë se sheshi i Kryeministrisë është kthyer në “tokë të xanun” nën kontrollin e plotë të tij dhe të kryesisë së partisë.
Lufta imagjinare e Tikut me Ramën është thjesht fasadë. Shqipëria Bëhet nuk është gjë tjetër veçse Partia e Investitorëve Strategjikë (PIS) e Ramës, ku Tiku funksionon si konsulent i investitorëve strategjikë, ndërsa Rama jep tendera dhe projekte strategjike për kompanitë ku Tiku është këshilltar.

Këto janë fakte të pakundërshtueshme që hedhin poshtë çdo pretendim të llapaTiksave dhe mashtrimet e versionit të përditësuar Sorosian, Veliaj 2.0.
Është e qartë se kemi të bëjmë me një pazar midis Tikut dhe Ramës: sheshi i Kryeministrisë i jepet Tikut për kontroll të plotë, ndërsa në këmbim Rama i siguron atij mandatin e deputetit, tani që Shabanica e Soros ka marrë votat e Ramës dhe është bërë Avokate e Popullit.
Këto broçkulla të llapaTiksave janë bërë qesharake, duke kaluar nivelet e groteskes – një film i parë me skemat e Veliajt, të kuptueshme vetëm për ata që e shohin qartë realitetin.
