Rama dhe iluzioni i 83 mandateve: kur SPAK-u fillon të numërojë, pushteti shembet …

Nga Redi Minga:

Edi Rama deklaroi me arrogancë përpara gazetarëve se ka 83 mandate parlamentare dhe se, sipas tij, “nuk ka forcë madhore që ta rrëzojë nga pushteti”. Një deklaratë tipike e një njeriu që mendon se pushteti është pronë personale dhe Parlamenti një zyrë partie.

Por Rama harron thelbin. Harron pikërisht atë që sot po i kthehet në makth.

Reforma në Drejtësi nuk ishte e Ramës – ishte e Sorosit dhe e imponuar nga Donald Lu dhe Romana Vlahutin të dy ushtarët e Sorosit

Rama harron se Reforma në Drejtësi nuk u votua me vullnet të lirë, por u imponua me presion të hapur dhe brutal nga:

  • amerikani i Sorosit Donald Lu,
  • Fondacioni Shoqeri e Haour e Dobrushit te George Soros,
  • dhe ambasadorja e BE-së po e Sorosit Romana Vlahutin,

të cilët i detyruan deputetët të votonin “me një këmbë”, pa debat, pa sovranitet dhe pa alternativë.

Sot, pikërisht ajo Reformë në Drejtësi, e projektuar nga Sorosi dhe e shitur si “shpëtim kombëtar”, po i ha kokën Edi Ramës dhe gjithë strukturës kriminale të Rilindjes.

83 mandate nuk vlejnë përballë SPAK-ut

Nga 83 mandate që Rama i tund si flamur force, të paktën 15 prej tyre janë nën hijen e hetimeve të SPAK-ut. Deputetë dhe ministra të mazhorancës janë tashmë objekt dosjesh, përgjimesh dhe hetimesh që nuk kontrollohen nga Kryeministria.

Dhe kjo është pika ku Rama humbet kontrollin.

Sepse:

  • SPAK-u nuk financohet nga qeveria Rama 4,
  • SPAK-u nuk merr urdhra nga Kryeministria,
  • SPAK-u financohet dhe mbështetet direkt nga SHBA.

Këtu ndryshojnë rregullat e lojës.

Ndryshimet ligjore dhe gjykatat e korruptuara nuk e shpëtojnë Ramën

Sado që Rama të përpiqet:

  • të ndërhyjë në ligje,
  • të manipulojë gjykata të korruptuara të krijuara enkas nga Reforma e Sorosit,
  • apo të blejë kohë me propagandë,

nuk do t’i funksionojë.

Sepse SPAK-u nuk është një institucion shqiptar në kuptimin klasik. Ai është një mekanizëm nën mbikëqyrje amerikane, dhe kur amerikanët vendosin të ecin përpara, asnjë Kryeministër nuk i ndalon dot.

Kur amerikanët të heqin çelësat…

Amerikanët t’i kanë dhënë çelësat për vite me radhë.
Por kur t’i heqin dhe t’i hedhin në det, është e vështirë t’i gjesh përsëri, o Kryeministër.

83 mandate nuk të shpëtojnë.
Propaganda nuk të shpëton.
As arroganca, as kërcënimet.

Sepse këtë herë, numrat nuk i numëron Rama – i numëron SPAK-u.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *