Nga Redaksia:
Në qarqe politike dhe mediatike po qarkullon me forcë një mesazh i qartë që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Shqipërisë i është dhënë një afat 90-ditor për të ofruar një alternativë të re politike, një opsion që nuk ka lidhje as me George Soros, as me krimin e organizuar dhe as me korrupsionin që ka kapur shtetin shqiptar për më shumë se tre dekada.
Ky mesazh nuk lidhet me protesta spontane, as me emra të konsumuar politikë, por me nevojën reale për zëvendësimin e Edi Ramës dhe të gjithë klasës së vjetër politike 35-vjeçare, e cila sot shihet nga amerikanët si pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.
Qeveria Rama, e mbajtur peng nga droga dhe pastrimi i parave
Nuk është sekret për askënd se qeveria Rama mbahet në këmbë nga paraja e drogës dhe pastrimi i parave, ku Shqipëria është kthyer në nyje të rëndësishme të krimit ndërkombëtar. Për SHBA-në, problemi nuk është kush proteston apo kush del në shesh, por fakti se shteti shqiptar është kapur nga interesa kriminale që rrezikojnë sigurinë rajonale dhe më gjerë.
Amerikanëve nuk u intereson spektakli politik, por zgjidhja: një alternativë e re, e pastër, jashtë kontrollit të rrjeteve sorosiane dhe jashtë pazareve të vjetra politike.
Pse SHBA nuk beson më te Berisha dhe klasa e vjetër politike
Sipas këtij vlerësimi, Sali Berisha dhe klasa e vjetër politike nuk gëzojnë më besim në Uashington, pasi konsiderohen pjesë e të njëjtit sistem që prodhoi Ramën. Për 35 vite, e majta dhe e djathta kanë qarkulluar pushtetin, por kanë ndarë të njëjtat interesa, të njëjtat lidhje dhe të njëjtët sponsorë, përfshirë rrjetin e Sorosit.
Kjo po duket qartë edhe në zhvillimet e fundit:
SPAK nuk goditi rastësisht çështjet e Belinda Ballukut, AKSH-in dhe 21 Janarin.
Këto janë sinjale se sistemi i drejtësisë është forcuar për të goditur klasën politike ekzistuese, jo për ta reformuar atë nga brenda.
Aksioni i Ramës dhe Berishës për të treguar se “s’ka alternativë”
Në panik, Rama dhe Berisha kanë kaluar në aksion të përbashkët, duke tentuar t’u tregojnë amerikanëve se në Shqipëri nuk ekziston asnjë alternativë jashtë njerëzve të Sorosit.
Zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat i Popullit shihet si pjesë e këtij skenari.
Berisha rikthen Alfred Lelen, figurë e lidhur me rrjetet sorosiane, si “kapo” të marrëdhënieve me mediat, duke vendosur filtrin se kush flet dhe kush hesht në opozitë.
Aktivizimi i Adriatik Lapajt si protestues përpara Kryeministrisë, me miratim të heshtur të Ramës, shërben për të krijuar idenë se çdo reagim “alternativ” është në fakt i kontrolluar.
Mesazhi i tyre është i qartë: ose ne, ose kaos. Por ky mesazh nuk po pi më ujë në Uashington.
SPAK si instrument presioni ndaj klasës politike
Ndryshe nga propaganda lokale, amerikanët nuk merren me teatrot politike shqiptare, por kanë zgjedhur një rrugë tjetër: forcimin e SPAK-ut për të goditur drejtpërdrejt këtë klasë politike, majtas dhe djathtas.
Arsyeja është e thjeshtë:
Agjencitë ligjzbatuese amerikane kanë hyrë shumë thellë në hetimet ndaj strukturave kriminale të drogës, të drejtuara nga grupe shqiptare, dhe këto hetime çojnë drejtpërdrejt te politika në Tiranë.
Rama po luan kartën e fundit
Sot, Edi Rama po luan të gjitha kartat për të dalë “i pastër”, por presioni po rritet. Hetimet nuk ndalen më në kufijtë shqiptarë dhe rrjeti kriminal-politik po shtrihet nën lupën amerikane.
Në këtë kontekst, 90 ditët e ardhshme janë vendimtare. Jo për Ramën, jo për Berishën, por për popullin shqiptar, i cili duhet të kuptojë se SHBA nuk kërkon protesta, por zgjedhje reale:
një alternativë të re politike, jashtë Sorosit, jashtë krimit dhe jashtë korrupsionit.
Nëse kjo alternativë nuk lind, goditja do të vijë nga drejtësia – jo nga politika.
