Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë një kthese 360 gradë. Deri dje, ai dukej dakord me propagandën europiane që shiste Europën si “fuqi e pavarur dhe e vendosur kundër Moskës”. Sot, ai nuk heziton të theksojë se rregullat e lojës nuk i vendos Europa, por SHBA-të. Pa amerikanët, çdo pretendim për forcë europiane është thjesht fjalë boshe.
Nga Redaksia:
Në një kohë kur Europës i pëlqen të shfaqet si mbrojtëse e “vlerave” dhe kundërshtare e fuqishme e Rusisë, realiteti duket të jetë krejt tjetër. Një propagandë e bukur për televizionet dhe mediat sociale, por një Europë që nuk ka kellqe të veprojë vetë.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë një kthese 360 gradë që do t’i habiste edhe më të mëdhenjtë strategë. Deri dje, ai dukej dakord me propagandën europiane që shiste Europën si “fuqi e pavarur dhe e vendosur kundër Moskës”. Sot, ai nuk heziton të theksojë se rregullat e lojës nuk i vendos Europa, por SHBA-të, dhe pa ta, çdo pretendim për forcë është thjesht fjalë boshe.
Europa mund të bëjë konferenca, deklarata dhe foto me NATO-n, por kur vjen puna tek vendimet e vërteta, është vetëm një spektator i respektueshëm. Shpenzimet e mbrojtjes, vendimet strategjike, rritja e fuqisë ushtarake – gjithçka kalon përmes miratimit të Amerikës.

Një lexues i kujdesshëm mund të pyesë: a ka kuptim gjithë kjo “fortësi” europiane në propagandë, kur bashkëpunimi strategjik dhe vendimet e vërteta varen nga një shtet tjetër? Përgjigja duket e qartë: jo, dhe çdo vetëlavdërim europian bie si kullë prej letre kur vihet përballë realitetit të NATO-s.
Në fund, mesazhi është i qartë:
Europa mund të bëjë zhurmë, mund të marrë mikrofonin, mund të shesë imazhin e një superfuqie…
Por pa SHBA-të, ajo nuk vendos asnjë rregull në lojën strategjike globale.
