Historia politike e Shqipërisë nuk matet me ligje apo parime, por me interesin e momentit dhe me kë duhet mbrojtur e kë duhet djegur. Dy periudha, dy standarde, një sistem i vetëm i kalbur.
Nga Redi Minga:
Në vitin 2011, Shqipëria u fut në një spirale protestash të dhunshme pas publikimit të videos nga ish-ministri Dritan Prifti, ku Ilir Meta përmendej në një aferë korruptive prej 700 mijë eurosh (7%), të lidhura me koncesione dhe licenca për hidrocentrale.
Reagimi ishte i menjëhershëm dhe ekstrem:
- protesta masive
- përplasje me policinë
- destabilizim i institucioneve
- rrugë të djegura
- tension kombëtar
Në ballë të kësaj vale ishte Edi Rama, i mbështetur hapur nga rrjete ndërkombëtare ndikimi, përfshirë strukturat e lidhura me George Soros, dhe departamenti i shtetit Amerikan që e shihnin rrëzimin e qeverisë si objektiv politik.
Narrativa ishte e thjeshtë dhe agresive:
700 mijë euro = “krim që kërkonte rrëzimin e pushtetit”.
14 vite më pas: sërish 700 mijë – por pa protesta
Pas 14 vitesh, emri i Ilir Metës u rikthye në skenë përmes një denoncimi të rëndë ndërkombëtar. Gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një investigim ku thuhej se:
Meta kishte paguar 700.000 dollarë
- përmes një kompanie offshore qipriote
- për lobim në SHBA
- me synim sigurimin e një fotoje në inaugurimin e Presidentit Donald Trump
Sërish e njëjta shifër.
Sërish e njëjta erë skandali.
Por këtë herë:
- nuk pati protesta
- nuk pati zjarre si 21 janari 2011
- nuk pati “revolucion moral”
Sot: Belinda Balluku posedon 300 apartamente, dhe miliona euro – dhe asnjë reagim
Sot, opinioni publik përballet me akuza dhe denoncime për:
- 300 apartamente
- 20 milionë euro
- dhe një zinxhir aferash që lidhen me sektorin e energjisë, koncesione, tenderë dhe kompani të favorizuara
Në çdo vend normal, këto shifra do të kishin:
- rrëzuar qeveri
- do ishin hapur hetime të menjëhershme
- njerëzit do dinin në rrugë
- por në Shqipëri ndodh e kundërta.
Opozita në shëtitje, pushteti në qetësi
Partia Demokratike, që dikur për 700 mijë euro u përball me zjarr e dhunë, sot:
- bën xhiro në bulevard
- organizon ahengje politike
- mban fjalime pa pasoja
- Asnjë përplasje reale.
- Asnjë bllokim.
- Asnjë presion i vërtetë.
PSE KY STANDARD I DYFISHTË?
Përgjigjja nuk është ideologjike. Është brutalisht pragmatike.
Atëherë:
- Rama nuk ishte non grata
- nuk ishte i shantazhuar
- nuk kishte interesa familjare të ekspozuara
- askush nuk e mbante peng
Sot:
- çdo protestë reale do të hapte dosje që nuk kontrollohen
- do të ekspozonte miliardat, jo qindarkat
- do të nxirrte në dritë rrjetin e vërtetë të pushtetit, ku politika, oligarkët dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë janë një trup i vetëm
Kur nuk digjet Tirana, digjet e vërteta
Në 21 janar 2011, Shqipëria u dogj për 700 mijë euro.
Sot, për 20 milionë euro, 300 apartamente dhe miliarda të padeklaruara, nuk digjet as një gomë.
Kjo nuk është pjekuri politike.
Është frikë.
Është pengmarrje.
Është heshtje e blerë.
Shqipëria nuk u dogj dikur për drejtësi.
U dogj sepse duhej rrëzuar dikush.
Sot nuk digjet më, sepse nëse ndizet zjarri, do të djegë ata që e ndezën dikur.
