SPAK në qendër të Prozhektorëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun …

Nga Redaksia:

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i cili pranoi padinë e kryeministrit Edi Rama për rrëzimin e kërkesës së SPAK mbi pezullimin e Belinda Ballukut, ka rikthyer sërish vëmendjen e drejtësisë tek kjo gjykatë.

Burimet konfidenciale brenda sistemit të drejtësisë pohojnë se SPAK ka përshpejtuar veprimet lidhur me një hetim të nisur në çështjen e njohur si “Gjoka”. Hetimi dyshohet se fokusohet tek mënyra se si vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë ndikuar nga faktorë të jashtëm, me qëllim lehtësimin e pozicionit të paditësit Pëllumb Gjoka.

Në qendër të hetimit janë provimet e sistemit SKY ECC, që sipas SPAK, mund të jenë trajtuar në mënyrë të favorizuar ndaj Gjokës përmes ndërhyrjeve të mundshme gjatë vendimmarrjes së gjyqtarëve kushtetues. Ky zhvillim vjen në një moment kritik, ku tensionet mes institucioneve të drejtësisë dhe ekzekutivit po rriten dukshëm.

Analistë të pavarur shprehin shqetësim për pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ndërhyrjet politike apo ndikimet e jashtme mund të minojnë besimin e qytetarëve tek sistemi. SPAK, nga ana e saj, duket e vendosur të ndjekë çdo pistë që mund të dokumentojë manipulimin e mundshëm të vendimit.

Rikthimi i prozhektorëve të SPAK drejt Gjykatës Kushtetuese tregon se çështja “Gjoka” nuk do të jetë vetëm një hetim i zakonshëm, por një test i madh për integritetin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *