Belinda Balluku nën akuzat më të rënda: Çfarë fshihet pas konfliktit ndërkombëtar dhe interesave greke në Porto Romano?

Nga Redaksia:

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, deklaroi disa ditë më parë se negociatat me NATO-n për ndërtimin e një baze detare në Porto Romano janë “në një fazë të avancuar”.
Gjatë prezantimit të projekteve të 2025-s në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ajo u shpreh se hekurudha që do të lidhë portin tregtar, bazën e re detare dhe Korridorin 8 Pan-Evropian është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës shqiptare.

Por ndërsa Balluku përpiqet të ruajë imazhin e një projekti mbresëlënës dhe modernizues, burime të shumta brenda dhe jashtë vendit flasin për një histori krejt tjetër — një përplasje titanësh mes interesave europiane, greke dhe shqiptare, që po shpërthen pikërisisht për shkak të Porto Romanos.

Belinda Balluku u fut si me magji në PS nga Edi Rama duke pasur më vonë një ndikim të fuqishëm mbi vendimmarrjen në Partinë Socialiste. E themi këtë pasi ajo u kthye nga emigracioni në Greqi, në vitin 1999, pak para se kompania greke Cosmote të blinte kompaninë e vetme shqiptare të telefonisë mobile, AMC. Belinda bënte pjesë në stafin e Stefanos Oktapodas, drejtuesit të ekipit të Cosmote që erdhi në Shqipëri në kohën kur sapo ishte hapur tenderi shtetëror për shitjen e kompanisë AMC.

Sipas dëshmive dhe shkrimeve të publikuara vite më parë nga ish-drejtues të kompanisë greke OTE (Organizata Greke e Telekomunikacionit), Balluku ka qenë pjesë e stafit të AMC-së si menaxhere marketingu dhe komunikimi, ndërsa motra e saj, Pamela Balluku (tashmë Qirko), ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës ligjore. Në vitin 2024, portali grek Newsbomb.gr botoi një artikull për karrierën e Belinda Ballukut, duke e cilësuar “një histori suksesi nga ndihmëse shtëpiake në Greqi deri në zëvendëskryeministre në Shqipëri”.

Në shkrim përmendej se Balluku kishte punuar dikur në Greqi dhe kishte ndërtuar një karrierë të shpejtë në politikën shqiptare, ndërsa përmendej gjithashtu edhe arrestimi i Evis Berberit dhe hetimet ndaj rrjetit të tenderave publikëd dhe një përplasje me një kompani greke.

Po pse lindi ky shpërthim? Çfarë po ndodh realisht me Belinda Ballukun?

Prej ditësh, në media kanë dalë lajme për “kërcënime” ndaj Ballukut, përteje sigurise dhe tensioneve politike. Por burime të sigurta nga brenda administratës dhe diplomacisë thonë se kjo është vetëm sipërfaqja.

E vërteta e konfliktit lidhet me:

✔ përplasjen e Ballukut me kompani të fuqishme italiane, holandeze, belge dhe franceze

✔ dyshimet për favorizim të një kompanie greke në tenderin strategjik të Porto Romanos

✔ implikimin e shërbimeve sekrete greke

✔ rrezikimin e një porti që është jetik për ushtrinë e NATO-s në një konflikt të ardhshëm në Evropë

Telenovela e vërtetë nis nga Porto Romano

Në fillim të tenderit për ndërtimin e portit, qeveria shqiptare vendosi një kusht të paprecedentë:
kompanitë duhej të vendosnin një garanci prej 7.8 miliardë eurosh në llogaritë bankare të shtetit.

Kjo shumë u sigurua vetëm nga:

  • kompania hollandeze dhe
  • kompania belge.

Kurse 4 kompani të tjera — mes tyre edhe ajo greke — nuk i plotësonin dot kushtet.

Por më pas ndodhi ajo që burimet e quajnë “kthesa e dyshimtë”:
kriteret filluan të ndryshojnë, dhe kompania greke hyri në lojë me një ofertë shumëfish më të ulët se të gjitha kompanitë serioze perëndimore.

A po tenton Balluku t’ia dorëzojë portin Greqisë?

Sipas dokumenteve jozyrtare që qarkullojnë, strategjia ka qenë:

Të fitojë kompania greke me ofertë të ulët

  • Më pas gjatë punimeve të dalin “kosto të papritura”
  • Shteti shqiptar të paguajë diferencat në qetësi.

Një skemë tipike e korrupsionit ndërkombëtar.

Kjo lëvizje ka nxitur reagime të forta nga:

  • Italia,
  • Holanda,
  • Belgjika,
  • Franca,
  • dhe diplomaci të tjera të fuqishme në Tiranë.

Dyshimet për lidhje me shërbimet greke

Në këtë histori shfaqen dy emra kryesorë:

  • Belinda Balluku
  • Pirro Vengo

Të dy, sipas burimeve të brendshme, dyshohen prej vitesh për lidhje me shërbimet sekrete greke.

  • Deklarata të forta janë bërë edhe nga:
  • Shammul Ronari, ish-administrator i AMC
  • Ku Balluku ka qenë shefe personeli.
    Ai ka pohuar se:

“E kam pasur frikë Belindën, sepse ajo dhe motra e saj raportonin te shërbimet sekrete greke.”

Sipas burimeve, Balluku nuk e emëroi kurrë Pirro Vengon drejtor në Portin e Durrësit për shkak të presionit ndërkombëtar, megjithëse ai ishte njeriu i saj më besnik.

Por çfarë deklaronte i ndjeri Kastriot Myftari për Belinda Ballukun

PublicistitI I ndjerë Kastriot Myftaraj, e cilësonte Belinda Ballukun si “Mata Harin e Greqisë në Shqipëri”. Me këtë metaforë, Myftaraj nënkuptonte aftësinë e Ballukut për të krijuar lidhje të fshehta dhe ndikim të fortë në qarqet politike dhe ekonomike, duke vepruar në prapaskenë për interesa të huaja si Mata Hari dikur në luftë. Në artikullin e tij, Myftaraj paraqiste një version të historisë së hershme të Ballukut, duke përfshirë faktin që ajo kishte emigruar në Greqi me familjen në fillim të viteve ’90 dhe ishte punësuar në mënyrë modeste përpara se të kthehej në Shqipëri. Sipas tij, lidhjet që ajo kishte krijuar me drejtues grekë të sektorit privat do të ishin trampolina për karrierën që vijoi më vonë në Tiranë, fillimisht në Bashkinë e kryeqytetit nën drejtimin e Edi Ramës, e më pas në AlbControl dhe Ministrinë e Infrastrukturës.

Në të njëjtin shkrim, Myftaraj e konsideronte emërimin e saj si ministër të Infrastrukturës në vitin 2019 si një “gjest politik në drejtim të Athinës”, duke përforcuar perceptimin për një ndikim të fortë grek në qeverisjen shqiptare.

Pse Porto Romano është kyç për NATO-n dhe Europën?

Porto Romano është porta kryesore e Korridorit 8, korridori që NATO e ka përcaktuar si rrugë strategjike për lëvizjen e shpejtë të:

  • mjeteve të blinduara,
  • tankeve,
  • topave,
  • furnizimeve ushtarake,
  • nga Italia drejt Ballkanit Lindor në rast konflikti me Rusinë.

Nëse në Evropën Perëndimore nis një konflikt i armatosur ku përfshihen SHBA dhe Rusia, Porto Romano do të jetë ura kryesore logjistike drejt Bullgarisë dhe Rumanisë.

Prandaj, sipas burimeve diplomatike:

Europa nuk mund ta lejojë që një port me rol ushtarak të kontrollohet nga një firmë greke me ndikime të dyshimta.

Ky është “mëkati i madh” i Ballukut.

Historia është në kulmin e saj, dhe e vërteta sapo ka nisur të dalë

Nëse këto akuza dhe dokumente konfirmohen, atëherë Belinda Balluku po përballet jo me “kërcënime politike”, por me:

  • një konflikt të rëndë ndërkombëtar,
  • akuza për korrupsion në nivele strategjike,
  • ndikim të shërbimeve sekrete greke,
  • dhe rrezikimin e interesave të NATO-s dhe Shqipërisë.
  • Dhe kjo është vetëm fillimi.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *