Falimentimi i Sali Berishës – Protestat e PD-së që ngjajnë si aksidente rrugore …

Nga Redaksia:

Sali Berisha po shkon drejt fundit politik, duke u rrënuar paralelisht me ortakun e tij të vjetër të pushtetit, Edi Ramën – njeriun që ka ndërtuar piramidën më të madhe të korrupsionit në historinë e Shqipërisë. Dy figura që dikur shisnin shpresë, sot janë bërë simbole të dekadencës, klientelizmit dhe pazareve të heshtura për të mbijetuar politikisht.

Kryetari pensionist i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nisi protestën e tij të fundit përpara zyrës së kryeministres më të korruptuar të Rilindjes Sorosiane. Por, si çdo herë tjetër, Berisha nuk solli as strategji, as vizion – vetëm fjalime të pafund, të njëjtat refrene të konsumuara, të cilat nuk prodhojnë më as emocion, as besim, as shpresë.

Dhe kur pa grumbullimin e vakët të militantëve, shpiku menjëherë termin “Foltore e dytë”, si për të justifikuar boshllëkun e turmës dhe mungesën e çdo mbështetjeje reale.

Pyetja mbetet thelbësore:

Pse Berisha nuk mblodhi opozitën ditën kur SPAK nuk arrestoi Belinda Ballukun – simbolin e korrupsionit të qeverisë së Ramës?
Pse nuk reagoi kur korrupsioni i Rilindjes triumfoi hapur? Pse nuk pati asnjë thirrje madhore atë ditë kur u provua se në Shqipëri drejtësia vazhdon të funksionojë me dy standarde?

Në vend të një qëndrimi të fortë atë ditë, Berisha preferoi të shfaqej më pas me një tufë militantësh përpara Kryeministrisë – një skenë që i ngjante më shumë një mbledhjeje rastësore sesa një proteste të vërtetë popullore. Një grumbull njerëzish që as nuk rriteshin, as nuk ndiqnin një kauzë, por dukeshin si bastexhinj rruge që po prisnin ndonjë foto.

Të dy liderët e vjetër – Berisha me fjalimet e tij të pafund dhe Rama me korrupsionin e tij të pakufishëm – janë bërë sot dy anët e së njëjtës medalje të kalbur politike.

Shqiptarët nuk mashtrohen më.
Loja Berisha–Rama ka mbaruar.
Dhe fundi i tyre po vjen bashkë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *