ANALIZA: Shqipëria drejt Kontrollit Total – Shpopullimi, Centralizimi dhe Digital ID si fazë Finale …

Nga Redi Minga:

Prej më shumë se 3 dekadash, shqiptarët po jetojnë një proces të heshtur, të ngadalshëm por të sinkronizuar, që ka çuar në shpopullimin masiv, boshatisjen e fshatrave, humbjen e pronave, rrënimin e investimeve publike dhe përqendrimin e popullsisë në vetëm disa zona urbane – kryesisht Tirana, që sot mban pothuajse 1 milion banorë, ndërsa pjesa tjetër e vendit po kthehet në territor të braktisur.

Por e gjitha kjo nuk është rastësi.

Është një strategji, e programuar hap pas hapi, nga të gjitha qeveritë që prej viteve ’90 e deri më sot.

Ndiqni videon:

1. Shpopullimi – baza e planit

Nuk ka kontroll më të lehtë sesa mbi një popullsi të reduktuar dhe të varur nga strukturat shtetërore.
Largimi masiv i shqiptarëve:

i ka boshatisur zonat rurale,

ka lënë pas toka pa pronarë aktiv,

ka çuar drejt humbjes së trashëgimisë bujqësore,

ka krijuar terren për projekte të huaja dhe interesa oligarkësh.

Një vend i boshatisur është një vend i lehtë për t’u kontrolluar.

2. Rrënimi i investimeve – infrastruktura, shëndetësia, arsimi, bujqësia

Ajo që duhej të ishte motor zhvillimi, u la të degradojë.
Mosinvestimi i qëllimshëm krijoi:

varësi nga qendrat e mëdha,

pamundësi jetese në fshatrat e Shqipërisë,

varfëri dhe migrim të detyruar.

Rrënimi i spitaleve, mbyllja e shkollave, zhdukja e tregut bujqësor – të gjitha këto janë pjesë e të njëjtit mekanizëm boshatisjeje.

3. Reforma territoriale dhe centralizimi i gjykatave

Reforma territoriale zhduku qindra njësi vendore.
Më pas, heqja e gjykatave në rrethe i detyroi qytetarët të udhëtonin qindra kilometra për një çështje të thjeshtë ligjore.

Rezultati?

kontroll më i madh nga qendra,

dobësim i pushtetit lokal,

varësi totale nga struktura politike në Tiranë.

4. Përqendrimi i popullsisë – projekti final i kontrollit

Me shpopullimin e zonave rurale, shqiptarët u shtynë drejt Tiranës dhe pak qyteteve të tjera.
Kjo përqendrim masiv nuk është rastësor:

sa më i ngjeshur populli, aq më i lehtë kontrolli i tij.

5. Faza e fundit: Digital ID dhe Dixhitalizimi Total – Kontroll Absolut

Pas 10 vitesh paralajmërime, protesta dhe denoncime, qeveria po kalon në fazën finale të projektit:

Projekt–Ligji për Digitalizimin Total të Jetës, i cili pritet të miratohet në vitin 2026.

Ky ligj është baza e identitetit dixhital, ku të gjitha të dhënat personale – nga financat, lëvizjet, pronat, mjekësia, arsimi, deri tek bindjet politike – do të jenë:

të lidhura, të aksesueshme dhe të monitorueshme nga qendra.

Asnjë media e madhe nuk e flet këtë fakt.
Shqiptarët po mbahen të painformuar.

E njëjta metodë u përdor me Ligjin për “Barazinë Gjinore”:
kaloi pa debat publik, pa transparencë, me një shpejtësi të frikshme.

Çfarë rrezikon populli shqiptar me Digital ID?

1- Monitorim i çdo lëvizjeje

2- Kontroll i çdo pagese dhe çdo lloj transaksioni

3- Lidhja e pronësive me sistemet qendrore – humbja e privatësisë dhe rritja e konfiskimeve

4- Filtrim i çdo mendimi kundër qeverisë

5- Kontroll total mbi shërbimet shëndetësore, arsimore, bankare, juridike

Kjo është faza fundore e Agjendës 2030:
Kontroll total mbi popullsinë.

Shembulli i Kinës nuk është larg nesh

Kina ka ndërtuar modelin e “qytetarit të bindur” përmes teknologjisë.
Skema e pikëzimit shoqëror, monitorimi masiv, ndalimi i lirisë së fjalës dhe kontrolli i lëvizjeve – të gjitha po prezantohen gradualisht në vende të tjera.

Evropa po reagon – Anglia në protesta masive

Qytetarët në shumë vende po ngrihen kundër Digital ID, kundër kufizimeve të lirisë, kundër kontrollit financiar dhe shoqëror.

Vetëm Shqipëria po hesht.
Vetëm mediat shqiptare nuk flasin.

Shqipëria nuk duhet të bëhet vend eksperimental!

Ne nuk jemi kavie laboratori.
Digital ID do të prezantohet si “lehtësim jete”, si “modernizim”, si “proces praktike”, por në momentin që pranohet:

kontrolli fillon dhe liria mbaron.

Thirrje për ndërgjegjësim

Informohuni!

Largohuni nga mediat e kapura!

Ndiqni burime alternative dhe njerëz të pavarur!

Reagoni para se të jetë vonë!

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *