Avokati Goxhaj: Si përfundoi PD në një parti zombie – Nga 7 Korriku i qytetarisë tek 17 Nëntori i braktisjes fatale …

Nga Avokati Altin Goxhaj:

Në një kohë kur opozita shqiptare përjeton krizën më të thellë në historinë e saj pluraliste, avokati dhe aktivisti i njohur konservator Altin Goxhaj rikthehet me një analizë të fortë politike. I njohur për qëndrimet e tij të palëkundura kundër kapjes së institucioneve, Sorosizmit politik dhe deformimit të opozitës, Goxhaj sjell një retrospektivë tronditëse: nga shpërthimi i qytetarisë më 7 korrik 2022, deri te boshatisja dramatike e 17 nëntorit 2025.

Me gjuhën e tij të drejtpërdrejtë dhe pa kompromis, avokati Goxhaj përshkruan se si Partia Demokratike u shndërrua gradualisht në një “parti zombie”, të braktisur nga populli, nga aktivistët dhe nga shpresa.

Më poshtë botojmë të plotë reagimin e Avokatit Altin Goxhaj:

SI PËRFUNDOI PD NË NJË PARTI ZOMBIE… NGA 7 KORRIKU 2022 I QYTETARISË NË 17 NËNTORIN E BRAKTISJES FATALE!

Një kujtesë sot për 7 Korrikun 2022 përballë 17 Nëntorit 2025: Sot ka mbetur PD e deputetëve të oborrit!

Në 7 Korrik 2022 (e para protestë në Korrik në 30 vjet), ishte aq plot (sa mbaronte me dendësi deri tek Bashkia) sepse ishte qytetaria e Tiranës që e mbushi, sepse në 2022 kishte shpresë që e vranë çdo ditë e nga një çikë për motivet më të rëndomta që mund të imagjinoheshin!

Kujtoni si themeluam Frontin e Shpëtimit Kombëtar që përbëhej nga qytetaria e aktivizmit opozitar shumëvjeçar anti-Rama dhe njëkohësisht një masë kritike e fortë ndaj PD-së, e cila ishte rreze shprese për të gjithë se si do duhej të bëhej Opozita!!!

E vranë sepse kurrë s’e kanë dashur as qytetarinë, as integritetin, as ndershmërinë, dhe as opozitarizmin real, por veç servilizmin dhe ofrimin si shërbëtorë, gjë që s’mund t’ua jepnim asnjë ditë, asnjë orë, ndaj dhe u larguam të gjithë vetëm brenda pak javësh apo muajsh (personalisht u distancova publikisht në 5 Dhjetor 2022).

Në kohën e Lylit të Soros kishte shpresë bazuar tek alternativa: “Ja kur të heqim Lylin do të fitojmë!”, ndaj dhe mbështetën të gjithë Berishën!

Më poshtë mund të lexoni:

Në fakt tani nuk ka më as shpresë e as parti, se nuk ke kë të heqësh dhe kë të lësh… sepse PD ka shku për shele, dhe nuk ekziston më asnjë fije ku ta kapësh apo ta lëshosh!
Një parti zombie që e vetëshkatërruan me pazare dhe pisllëqe elektorale, duke i vënë vulën me Kodin Zgjedhor, duke korrur në 11 Maj gjithçka zhbënë në 3 vjet!

Sot më shumë se kurrë lind nevoja për një forcë të re politike konservatore: Aleanca Konservatore Për Shqipërinë mund të jetë vula që mund të përdoret nga të gjithë ata patriotë që mendojnë se mund të ndërtojnë një parti moderne me pjesëmarrje demokratike, duke e nisur nga zero, duke i dhënë përparësi lidershipit kolektiv dhe jo kryetarit, i cili të mos jetë më shumë se thjesht një zëdhënës i vullnetit të përfaqësisë çfarëdo emri apo numri të ketë!

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *