Nga Redaksia:
Prej vitesh Sali Berisha shfaqet si moralist publik, si “mbrojtësi i kombit”, si njeriu që pretendon të jetë pengesa e fundit ndaj axhendave të huaja. Por faktet juridike, dokumentet zyrtare dhe votimet e qeverive të tij tregojnë të kundërtën: Berisha ka qenë një nga portat kryesore për futjen e konceptit të identitetit gjinor dhe terminologjisë së axhendës ndërkombëtare LGBT brenda legjislacionit shqiptar.
Dhe këtë nuk e thonë opinionet, por ligjet që ai vetë ka firmosur dhe mbrojtur me këmbëngulje.
Konventa e Stambollit – Hyri në Shqipëri nën qeverinë Berisha 2
Në kohën kur Berisha shpallte veten mbrojtës të traditës shqiptare dhe shtyllave shoqërore, qeveria e tij ratifikoi Konventën e Stambollit. Kjo konventë, ndër të tjera, futi në legjislacionin shqiptar formulimin e qartë:
“…pa diskriminim mbi asnjë bazë, përfshirë orientimin seksual dhe identitetin gjinor.”
Pra, pikërisht termi që sot shndërrohet në bosht të axhendës globale LGBT, është futur në Shqipëri me firmën e qeverisë Berisha.
Ndërsa shqiptarëve iu tregoheshin fjalime konservatore, në dokumente ndërkombëtare konfirmohej e kundërta.
Ligji për Barazinë Gjinore – kopje e gjuhës së konventave ndërkombëtare
Ligji shqiptar për Barazinë Gjinore, i miratuar po gjatë periudhave të qeverisjes së Berishës, përdor të njëjtën gjuhë dhe të njëjtat formulime:
- identitet gjinor,
- orientim seksual,
- mosdiskriminim mbi bazë të tyre.
Pra, jo vetëm që u pranua koncepti, por u integrua drejtpërdrejt në legjislacionin vendas.
Nuk ishte presion i momentit. Nuk ishte votë e rastësishme. Ishte linjë qeveritare.
Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi – hera e dytë që Shqipëria e afirmon identitetin gjinor
Edhe më qartë se kaq: herën e dytë kur termi “identitet gjinor” u fut në një ligj shqiptar, ishte pikërisht ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Dhe ky ligj, sërish, u miratua me këmbënguljen e qeverisë Berisha.
Me pak fjalë:
- dy herë identiteti gjinor është futur në ligjet shqiptare,
- dy herë nën qeveritë Berisha.
Kushdo që kërkon rrënjën e institucionalizimit të axhendës LGBT në Shqipëri, i gjen të dyja piketat tek vendimet e tij qeveritare.
Berisha – një yll i pavullnetshëm në historinë e LGBT në Shqipëri
Pavarësisht çfarë thotë sot, çfarë poston në Facebook, apo çfarë retorike përdorin rreth tij klyshet politike që sot luajnë “antiglobalistët”, e vërteta e ftohtë ligjore është një:
Sali Berisha është politikani që ka firmosur dhe futur në Shqipëri konceptet kyçe të axhendës LGBT në nivel legjislativ.
Ky ishte peshqeshi i Sali Berishes
Por pikërisht njeriu që sot hiqet si engjëll konservator ndërkohë që dokumentet tregojnë profilin krejt tjetër.
Me dashje apo pa dashje, me bindje apo nën presion ndërkombëtar, historia do ta mbajë emrin e tij si asteriksin e parë dhe më të rëndësishëm të institucionalizimit të identitetit gjinor dhe orientimit seksual në ligjet e shtetit shqiptar.
Dhe ky është një fakt që asnjë status politik, asnjë konferencë për median dhe asnjë tentativë për viktimizim nuk e fshin dot.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
