Diktatori Enver Hoxha hoqi me Kushtetutë besimin në Zot – Diktatori Rama po na lë pa familje të përcaktuar biologjikisht …

Axhenda globaliste anti-familje tashmë po zhvillohet larg Amerikës në një vend të varfër europian, Edi Rama është përfaqësues i kësaj axhende në Ballkan dhe Europë.

Nga Redi Minga:

Edi Rama e bëri shërbimin e fundit ndaj të majtës liberale dhe axhendës antifamilje, duke plotësuar kështu kërkesën dhe dëshirën e patronit të tij Soros që drejton këtë axhendë globale. Soros mendon se mund të vazhdojë t’a përdorë Shqipërinë ende si laborator eksperimental dhe ti dalë ndesh Konservatorëve Amerikanë dhe Europianë.

Në vitin e errët 1976, regjimi komunist i Enver Hoxhës e shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë. Me një firmë të vetme, Hoxha ndaloi fenë, mbylli kishat e xhamitë dhe shpalli se shqiptari s’duhej të kishte mbi kokë as Zot, as fe, as shpresë. Që nga ai moment, u vra një shtyllë morale dhe shpirtërore e kombit.

Por në vitin 2025, historia po përsëritet me një formë tjetër diktature.

Nëse Enver Hoxha na ndaloi Zotin, sot Edi Rama dhe qeveria e tij po shkojnë më tej: po shkatërrojnë konceptin e familjes biologjike, duke e zëvendësuar me konstruksione artificiale, të imponuara nga axhenda ndërkombëtare që nuk kanë lidhje me traditën, kulturën apo identitetin shqiptar.

Si u godit feja dje – po goditet familja sot

Dje, diktatura e Hoxhës e kishte “armikun” të qartë: besimi në Zot.

Sot, armiku i sistemit Rama është po aq i qartë:
familja tradicionale shqiptare, ajo që ka mbajtur gjallë kombin tonë nën pushtime, luftëra dhe diktatura.

Projektligji “Për Barazinë Gjinore”, i hartuar nën diktatin e grupeve radikale dhe lobimeve të huaja, nuk synon barazi – por ndryshimin e konceptit të nënës, babait, familjes dhe biologjisë njerëzore.

Në dokumentet zyrtare zhduken termat “nënë” dhe “baba”.
Në tekstet e shkollave futen modele gjinore që nuk kanë lidhje me shkencën.
Në politikat publike, familja tradicionale shpallet “e vjetër”, “e tejkaluar”.

Në emër të progresit, po kryhet një eksperiment social që askush nuk e ka votuar.

Shqiptari u rrit me një të vërtetë të thjeshtë: familja është biologji, jo teori

Për mijëra vite, familja shqiptare funksionoi mbi bazën e realitetit natyror: një nënë, një baba, fëmijë që marrin edukim e dashuri nga prindërit e tyre. Ky model nuk ishte “opinion”, ishte ligj i natyrës.

Por sot qeveria kërkon të rishkruajë natyrën me laps qeveritar, duke e zëvendësuar biologjinë me ideologji.

Kjo nuk është reformë.
Nuk është progres.
Është sulm ndaj vetë themeleve të shoqërisë.

Dhe kur shembet familja – shembet kombi.

Nga ateizmi me dhunë, te relativizmi moral me propagandë

Enver Hoxha hoqi Zotin me pushkë dhe burg.
Rama po heq familjen me media, me ligje të fshehta, me influencë të huaj.

Dy forma të ndryshme diktature – por të njëjtin qëllim:
njeriun shqiptar e duan pa identitet, pa traditë, pa orientim moral.

Sepse njeriu pa identitet është më i lehtë për t’u komanduar.

Shqiptarët duhet të zgjedhin: trashëgiminë apo eksperimenti social

Nëse e lejojmë të kalojë kjo axhendë:

  • nesër në dokumentet tona s’do shkruhet më “nënë” apo “baba”,
  • në shkolla fëmijët s’do mësojnë biologji natyrore, por teori sociale,
  • në rrugë do dëgjojmë më shumë për “role gjinore” sesa për heronjtë e kombit.

Pas 34 vitesh tranzicion, Shqipëria nuk meriton një diktator të ri – qoftë edhe me veshje moderne.

Thirrje për mbrojtjen e familjes shqiptare

Familja është institucioni i vetëm që komunizmi nuk arriti ta zhdukte, por që sot po cenohet më shumë se kurrë. Ajo është kështjella ku lind kombi, ku ruhet gjuha, tradita, morali dhe edukata shqiptare.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *