Trump paralajmëron Mamdanin në America Business Forum – Sa të jem unë në Shtëpinë e Bardhë, Amerika nuk do të bëhet komuniste …

Nga Redaksia:

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një fjalim të ashpër në America Business Forum, ku nuk e fshehu frustrimin e tij për zgjedhjet e fundit në Shtetet e Bashkuara. Ai sulmoi ashpër kryebashkiakun e sapozgjedhur të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ndërsa deklaroi se Miami do të kthehet në një “strehë kundër regjimit komunist të Nju Jorkut”.

Sa të jem unë në Shtëpinë e Bardhë, Amerika nuk do të bëhet komuniste në asnjë formë. Do ta ndalojmë! deklaroi Trump para mijëra pjesëmarrësve.

Duke komentuar rezultatin elektoral në Nju Jork, ai shtoi:

Pas asaj që ndodhi mbrëmë, zgjedhja që kanë amerikanët nuk ka qenë kurrë më e qartë: duhet të zgjedhim mes komunizmit dhe arsyes së shëndoshë. A ka kuptim kjo për ju? O është mendje e shëndoshë, o është komunizëm.”

Trump vazhdoi duke akuzuar kundërshtarët politikë për shkatërrim ekonomik:
“Kundërshtarët tanë ofrojnë një makth ekonomik. Ne po sjellim një mrekulli ekonomike. Brenda nëntë muajsh kemi realizuar investimin më të madh të fondeve në historinë e vendit — dhe me diferencë të madhe.”

Miami, “streha e antikomunistëve”

Duke folur për qytetin ku mbahej forumi, ku kishte marrë pjesë edhe opozitarja venezueliane Maria Corina Machado dhe pritet të flasë presidenti argjentinas Javier Milei, Trump u shpreh:

“Miami do të jetë streha e atyre që ikin nga komunizmi i qytetit të Nju Jorkut. Ata ikin… ikin. Ku jetoni? Në Nju Jork — por po përpiqem të largohem sepse nuk dua të jetoj nën një regjim komunist.”

Më poshtë mund të lexoni:

Ai shtoi se “Shtetet e Bashkuara humbën pak sovranitet mbrëmë në Nju Jork”, duke ju referuar zgjedhjes së Zohran Mamdanit, i cili vetëidentifikohet si socialist demokrat dhe u bë muslimani i parë dhe më i riu që zgjidhet ndonjëherë kryebashkiak i qytetit më të madh të Amerikës.

Rezultatet zgjedhore që ndezën debatin

Zohran Mamdani fitoi garën për kryebashkiak me 50% të votave, duke mposhtur kandidatin e pavarur Andrew Cuomo.

Ndërkohë, Partia Demokrate shënoi fitore të rëndësishme në Virxhinia dhe Nju Xhersi, dhe ruajti pozicionet në Gjykatën e Lartë të Pensilvanisë.

Pas publikimit të rezultateve, edhe vetë Trump pranoi se ishte një natë e vështirë për Partinë Republikane — por me fjalimin e tij në Miami, ai e qartësoi se lufta politike nuk ka mbaruar.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *