Telenovela e re “Rilindje & PD” – Loja e radhës për ta mbajtur Shqipërinë jashtë BE-së!
Nga Redi Minga:
Prej 34 vitesh politika shqiptare ka luftuar vetëm për interesat e veta, jo për kombin.
Në të gjitha ngjyrat dhe logot, që nga PPSH, tek PD e PS, e më pas “Rilindja Sorosiane”, një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: lufta për pushtet mbi kurrizin e shqiptarëve.
Tani, pas shumë muajsh gjumi politik, Sali Berisha “u zgjua” papritur dhe po flet për protesta të mëdha, “deri në largimin e Ramës”.
Por, nëse vështrohet me kujdes momenti, ky “zgjim” i papritur nuk është aspak rastësor.
Në të vërtetë, vjen në të njëjtën kohë kur vetë Edi Rama deklaron se “anëtarësimi në BE nuk është në dorën time” dhe se Shqipëria nuk do arrijë objektivin 2030.
Më poshtë mund të lexoni:
Pra, çfarë ndodh në prapaskenë?
Skenari është i qartë: Sali Berisha po bëhet mburoja politike e Edi Ramës.
Përmes protestave që pritet të përshkallëzohen, Rama do ketë justifikimin perfekt përpara ndërkombëtarëve:
“Shqipëria nuk po ecën për shkak të destabilitetit që po shkakton opozita.”
Në fakt, ky është koordinimi më i rafinuar midis dy krahëve të të njëjtës medalje – PD-së së vjetër dhe Rilindjes Sorosiane.
Në publik flasin si armiq, në prapaskenë luajnë të njëjtën lojë për të mbajtur vendin në varësi, në kaos dhe në pritje të pafundme të ‘ëndrrës europiane’.
Berisha, që prej vitesh deklaron “sulme ndaj Sorosit”, në praktikë po i shërben pikërisht skenarit të Sorosit dhe Ramës:
– protestë për t’u dukur opozitar;
– tension për t’u dukur patriot;
– rezultat për t’i dhënë Ramës një justifikim të artë në Bruksel.
Kështu, telenovela e radhës “PD & Rilindja” po hyn në sezonin e ri.
Ndërsa shqiptarët mezi presin ndryshimin, të njëjtët aktorë po luajnë të njëjtin skenar me kostume të tjera.
Konkluzioni është i thjeshtë:
Rama dhe Berisha janë bashkë në heshtje.
Njëri për të ruajtur pushtetin, tjetri për të ruajtur pazaret e vjetra.
Dhe në mes mbetet Shqipëria – e mbajtur larg Europës, larg dinjitetit dhe larg të ardhmes që meriton.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
