Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës reagon ndaj sulmeve, kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes kundër vlerave tradicionale …

Nga Redaksia:

Në një klimë politike dhe mediatike gjithnjë e më të tensionuar, ku debatet mbi identitetin, familjen dhe besimin po përplasen me ideologji të importuara, Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës ka bërë publike një deklaratë zyrtare ku shpreh shqetësimin e thellë për dhunën verbale, kërcënimet dhe gjuhën e urrejtjes të përdorura nga disa drejtues organizatash të ekstremit të majtë ndaj figurave fetare, konservatore dhe mbrojtësve të familjes tradicionale shqiptare.

Deklarata nënvizon një sërë rastesh konkrete ku përfaqësues të këtyre organizatave kanë përdorur publikisht fjalor denigrues dhe madje kanosës ndaj Reverend Akil Panos, themeluesit të Koalicionit, si dhe ndaj institucioneve fetare që kanë mbrojtur të drejtën e familjes dhe besimit.

Në vijim sjellim deklaratën e plotë publike, pa asnjë ndërhyrje apo ndryshim, për t’i dhënë qytetarëve shqiptarë mundësinë të lexojnë dhe të gjykojnë vetë mbi realitetin e këtyre ngjarjeve.

DEKLARATË PUBLIKE

Koalicioni Shgiptar Pro Familjes dhe Jetës shpreh shgetësimin e thellë për dhunën dhe kërcënimet e bëra publike në media përmes drejtuesve të organizatave të ekstremit të majtë, ndaj personave publikë, klerikë, politikanë konservatorë, burra dhe gra, figura publike që në media kanë mbrojtur fčmijët dhe familjen nga projektligje që janë në kundërshtim me bindjet dhe vlerat e tyre.,
Konkretisht, këto organizata në deklaratën e tyre të datës 17 Tetor, drejtuar: Znj. Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Europian. Znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit të Bashkimit Europian. Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. Për dijeni të: Z. Silvio Gonzato, Ambasador i Delegacionit të BE-së në Shgipëri dhe Ambasadorëve të vendeve të BE-së në Shqipëri, kërkojnë miratimin e plotë dhe sipas versionit të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të Projektligiit për Barazinë Gjinore.
Në këtë deklaratë, mes të tjerash, në mënyrë të qëllimtë demonizohen bashkësitë fetare të organizuara si dhe politikanë konservatorë në Shgipëri. Në deklaratë shkruhet:
“Fatkeqësisht, që prej publikimit të projektligjit për konsultim publik, ne jemi përballur si me sulme personale ashtu edhe ndaj organizatave gë pěrfaqësojmë, sidomos nga besimet fetare të organizuara në vend dhe politikanë të ekstremit të djathtë, të cilët nuk deshirojnë arritjen e barazisë gjinore në Shgipëri.”

Sulmet nga drejtues të këtyre organizatave janë bërë të dukshme ndaj Kishës dhe konkretisht ndaj Reverend Akil Pano, themelues i Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës. Më poshtë po listojmë disa nga fragmentet e dhunës:

Më 6 nëntor 2024, në emisionin Top Story të Grida Dumës, aktivistja Xheni Karaj, drejtore ekzekutive e Aleancës LGBT, propozuese e ndryshimeve në projektligj, iu drejtua Reverend Akil Panos duke mbajtur një gur në dorë dhe duke thěnë: “Këtë gur e meriton ti.” Kjo deklaratë pěrbën një shprehje të hapur urrejtjeje, gë kalon çdo kufi etike dhe pčrfagëson një kanosje dhe thirrje te drejtpërdrejtë për dhunë ndaj një përfaqësuesi fetar.

Më 22 shtator 2025, në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, vetëm disa ditë pas vrasjes së aktivistit të njohur konservator Charlie Kirk, z. Altin Hazizaj, drejtues i disa prej organizatave të përmendura më lart, kërcënoi publikisht Reverend Akil Pano, ndërsa ai po mbronte familjen tradicionale dhe vlerat e besimit, duke iu drejtuar me fjalët: “Ja, e vranë pastorin tjetër”, frazë që u përsërit prej tij shumë herë gjatë transmetimit live.

Më 15 tetor 2025, në emisionin Top Story, z. Kristi Pinderi akuzoi ekzistencën e “organizatave të djathta anti-gjinore” dhe përmendi Kishën dhe emrin e Reverend Akil Pano në mënyrë denigruese, duke keqpërdorur imazhin e tij dhe dezinformuar publikun.

Më 29 tetor 2025, në emisionin Off Record në televizionin A2CNN, znj. Mirela Arqimandrit përdori ndaj Reverend Akil Panos një gjuhë fyese dhe denigruese, duke e quajtur “gënjeshtar” dhe duke e krahasuar me “princin e errësirës”. Përmes këtij diskursi, ajo nxiti të rinjtë të kenë qëndrime armiqësore dhe dhunë verbale ndaj besimeve fetare dhe përfaqësuesve të klerit.

Gjithashtu, në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë seancës dëgjimore të Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, ku u diskutua projektligji për barazinë gjinore, znj. Arqimandriti akuzoi forcat konservatore që mbrojnë familjen dhe pranojnë ekzistencën e vetëm dy gjinive, duke i cilësuar ato si “forca të errëta që e kthejnë Shqipërinë në shekullin e 18-të.”
(Këto momente janë të dokumentuara dhe mund të shihen ose në YouTube, në faqet zyrtare.)

Pavarësisht këtyre sulmeve të përsëritura, Reverend Akil Pano dhe Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës ka zgjedhur të përgjigjet me durim. Megjithatë, përshkallëzimi i vazhdueshëm i dhunës verbale dhe kërcënimeve kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse.

Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës dënon me forcë çdo formë dhune, kërcënimi apo shantazhi ndaj grupimeve konservatore, Reverend Akil Panos dhe institucioneve fetare. Këto raste të përsëritura në media kombëtare përbëjnë shkelje serioze të etikës publike dhe të të drejtave themelore të njeriut.

Deri më tani, nuk është vërejtur asnjë reagim nga institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, çka ngre shqetësim për standardin e trajtimit të rasteve të tilla.

Reverend Akil Pano është ftuar në këto emisione në cilësinë e klerikut dhe themeluesit të një institucioni që mbron jetën, familjen dhe lirinë e besimit. Ai gëzon mbështetje të gjerë nga shoqëria shqiptare si një zë i fuqishëm në mbrojtje të vlerave tradicionale dhe morale.

Censurimi apo linçimi publik i një kleriku për shkak të bindjeve të tij përbën kërcënim serioz për lirinë e shprehjes dhe besimit në Shqipëri.
I bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën e tyre, të monitorojnë këto raste kanosjeje dhe të zbatojnë ligjin për mbrojtjen e jetës dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Me respekt,
Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *