Edi Rama, i padëshiruar në SHBA? Burime të sigurta nga Uashingtoni konfirmojnë ndalimin e udhëtimit të Kryeministrit shqiptar …

Nga Redaksia:

PatriotikMedia.al – Një deklaratë e fortë dhe tronditëse vjen nga burime të sigurta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: një nga figurat më të larta të qeverisë shqiptare, Edi Rama, dyshohet se është shpallur person “i padëshiruar” në territorin amerikan dhe nuk mund të udhëtojë drejt Uashingtonit në cilësinë e përfaqësuesit zyrtar të shtetit shqiptar.

Sipas burimeve të sigurta të PatriotikMedia.al në SHBA, kjo ndalesë lidhet me një sërë aferash korruptive në të cilat Rama dyshohet se është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes personave të afërt me të, gjatë viteve të fundit.

Ironikisht, dikur Edi Rama tallej me Sali Berishën, duke i thënë publikisht: “Ti nuk e kalon dot oqeanin!”
Por sot, sipas informacioneve të reja, është vetë Rama që nuk mund ta kalojë oqeanin, pasi ka cënuar interesa të ndjeshme kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burimet tona theksojnë se ky informacion është i konfirmuar dhe se në Uashington ekziston tashmë një dosje e hapur që lidhet me aferat e qeverisë Rama, përfshirë marrëveshje të dyshimta ekonomike dhe ndikime të huaja që kanë rënë ndesh me interesat strategjike të SHBA.

Ndërkohë, shumë media shqiptare – pavarësisht se kanë dijeni për këtë zhvillim – nuk guxojnë ta publikojnë lajmin, njësoj si në rastin e Belinda Ballukut, e cila gjithashtu është shpallur “non grata” në SHBA, por lajmi u mbajt i fshehtë për një kohë të gjatë.

Deklarata e re trondit opinionin publik shqiptar dhe hap një kapitull të ri akuzash ndaj qeverisë Rama, në një kohë kur Balluku konsiderohet një nga figurat më të fuqishme dhe më të mbrojtura të kabinetit.

PatriotikMedia.al do të vijojë ndjekjen e këtij zhvillimi të rëndësishëm, me informacione ekskluzive që pritet të dalin në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *