Edi Rama dhe trashëgimia e Vaso Çubrilović – Si sundohet një komb përmes drejtësisë …

Edi Rama e ka kapur drejtësinë për të kontrolluar politikën dhe shoqërinë, një strategji që përkon me frymën e planeve të Čubrilovićit për nënshtrimin institucional të shqiptarëve.

Nga Redaksia:

Në vitin 1937, ideologu serb Vaso Čubrilović shkroi një dokument famëkeq me titull “Shpërngulja e Shqiptarëve”, ku përshkruante në mënyrë të ftohtë dhe cinike se si mund të sundoheshin shqiptarët pa armë, por përmes institucioneve.

Ku në thelb, ai theksonte se:

“Shqiptarët nuk mund t’i nënështrosh me armë, por duke i sunduar përmes administratës, drejtësisë dhe tokës.”

Pra, ideja e tij ishte që kontrolli mbi shqiptarët të bëhej jo vetëm me dhunë, por duke kapur institucionet, sidomos drejtësinë dhe administratën, për t’i mbajtur të varur dhe të frikësuar.

Ky plan, që dikur ishte politikë e Beogradit ndaj Kosovës, sot duket se është bërë model udhëheqës për Edi Ramën në Shqipëri.

Kapja e drejtësisë ishte dhe mbetet themeli i pushtetit të Ramës. Reforma që u shit si “drejtësi e re”, u kthye në një instrument politik për eliminimin e kundërshtarëve, për ndëshkimin selektiv dhe për mbrojtjen e oborrit të tij. Sot, asnjë prokuror apo gjyqtar nuk guxon të veprojë pa miratimin e padukshëm të Kryeministrit.
SPAK-u, që duhej të ishte simbol i ligjit, është kthyer në ushtri politike që vepron vetëm në njërin krah — duke goditur ata që i duhen regjimit për spektakël publik, ndërsa “të fortët” e vërtetë mbeten të paprekshëm.

Administrata është po ashtu nën kontroll të plotë: emërime politike, tendera të ndarë mes klaneve dhe një sistem i tërë patronazhistësh që mbajnë qytetarët peng për një vend pune, për një ndihmë apo një dokument.

Në këtë sistem, nuk funksionon ligji, por leja e partisë.

Media dhe opinioni publik janë pjesë e të njëjtit zinxhir. Si në doktrinën e Çubrilovićit, “nënshtrimi moral” është po aq i rëndësishëm sa ai administrativ. Rama e di se propaganda e përditshme mban shoqërinë të përgjumur, duke e bindur se gjithçka po shkon mirë, ndërsa në prapaskenë po zhduket çdo zë i lirë.

Edi Rama këto gjëra nuk i bëri vetë, por me mbështetjen e George Soros i cili krijoji Reformën në Drejtësi duke zbatuar projektin e Vaso Cubrilovic.

Në fund, ajo që dikur ishte strategji e një ideologu serb për shfarosjen e kombit shqiptar, sot po zbatohet në mënyrë “moderne” nga një qeveri shqiptare që flet me fjalë europiane, por vepron me shpirt autokratik.

Rama nuk po sundon me forcë, por me drejtësi të kapur — saktësisht siç e përshkroi Vaso Čubrilović para 90 vitesh, dhe nëse një komb e humbet drejtësinë, ai humbet lirinë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *