OPINION: Rama, Veliaj, Balluku dhe loja e madhe me SPAK-un e kontrolluar ….

Nga Redi Minga:

Arrestimet e fundit që tronditën politikën shqiptare nuk janë aspak shenjë e drejtësisë që po vepron, por pjesë e një skenari të mirëllogaritur nga Edi Rama. Ai nuk është aq budalla sa të rrezikojë veten duke arrestuar ushtarët e tij më të bindur. Përkundrazi, kjo është një strategji e ndërtuar me kujdes për të treguar një “drejtësi” që vepron vetëm kur i leverdis pushtetit.

Rama, me lëvizjet e tij të fundit, po përpiqet t’i tregojë opozitës së lodhur të Sali Berishës se “unë po arrestoj të mitë, prandaj jam i pastër”. Por kjo nuk është shenjë guximi, por hipokrizie. Sepse pas çdo vendimi, pas çdo dosjeje dhe pas çdo arrestimi qëndron dora e tij dhe urdhri i tij. Ai e di mirë se asnjë nga këta “ushtarë” – qoftë Erion Veliaj apo Belinda Balluku – nuk mund të veprojë pa miratimin e tij.

Kjo është një lojë e ndyrë politike për të mbuluar të vërtetën: që e gjithë Reforma në Drejtësi, e votuar dikur si “shpëtimi kombëtar”, po shndërrohet në një flluskë sapuni që ju përplaset shqiptarëve në sy. Sepse nuk kemi të bëjmë me drejtësi të pavarur, por me drejtësi të komanduar nga lart, që vepron me urdhra politikë dhe me leje nga “lideri botëror” Edi Rama.

Deklaratat e fundit të Altin Dumanit, e këtij “ushtari të bindur” të Ramës, janë tregues të qartë të kësaj. Një njeri që edhe për të shkuar në tualet duhet të marrë leje nga shefi i tij politik, ky nuk mund të quhet drejtues i drejtësisë shqiptare. Çdo fjalë që ai nxjerr është hi që ju i hidhet shqiptarëve në sy, për t’i bërë të besojnë se “SPAK-u i amerikanëve” me pretendimin se po pastron korrupsionin, ndërkohë që në prapaskenë pushteti i vërtetë po qesh dhe po pasurohet.

Veliaj dhe Balluku nuk janë krerët e korrupsionit – ata janë vetëm viktimat që pushteti i përdori për t’u larë me faj. Të eksituar nga pushteti dhe nga privilegjet e Rilindjes, ata harruan se në këtë sistem, kushdo që guxon të dalë nga vija e komandës, digjet për të shpëtuar “liderin”. Rama i hedh në zjarr ushtarët e tij vetëm për të ruajtur lëkurën e vet dhe për t’i treguar botës se “ja, po pastroj qeverinë”.

Në fund, gjithçka është propagandë, e njëjtë siç ishte “Reforma në Drejtësi”: një fasadë e bukur që fsheh një rrjet të kalbur pushteti, ku drejtësia është kthyer në instrument të mbijetesës politike të një njeriu që nuk njeh kufij, por vetëm interesa.

Prandaj shqiptarët nuk duhet ta hanë më këtë mashtrim. Sepse drejtësia që e pyet Ramën për çdo veprim, nuk është drejtësi – është vegla e fundit e pushtetit të tij absolut.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *