Joe Biden lavdëron mediat e natës për sulmet ndaj Trump: “Karrierat e tyre ishin në rrezik”…

Nga Redaksia:

Në një fjalim të mbajtur në Boston, ish-presidenti amerikan Joe Biden ka lavdëruar publikisht prezantuesit e emisioneve të natës së vonë që, sipas tij, “folën kundër administratës Trump duke ditur se karrierat e tyre ishin në rrezik”.
Deklarata është raportuar nga Fox News dhe ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik amerikan.

Por për shumë amerikanë konservatorë, këto fjalë janë shembulli më i qartë i dyfytyrësisë politike së elitave të Uashingtonit. Si mund të flasë Joe Biden për “rrezik karriere”, kur e gjithë makina mediatike dhe korporative e mbështeti atë për vite me radhë, duke heshtur çdo zë ndryshe, sidomos gjatë kohës së pandemisë, zgjedhjeve të 2020-ës dhe censurës dixhitale ndaj kundërshtarëve të tij politikë?

Një Amerikë që nuk njeh më lirinë e fjalës

Në vend që të mbrojë të drejtën e fjalës së lirë për të gjithë qytetarët, Biden lavdëron vetëm ata që kanë sulmuar kundërshtarin e tij politik – Donald Trump. Kjo tregon se liria e shprehjes në Amerikë është kthyer në privilegj të elitës, jo të popullit.
Gjatë viteve të fundit, gazetarë, opinionistë dhe qytetarë të thjeshtë janë ndëshkuar, censuruar ose përjashtuar nga platformat vetëm pse kanë menduar ndryshe nga narrativa zyrtare e “demokratëve globalistë”.

  • Shkatërrimi ekonomik dhe moral i një superfuqie
  • Administrata Biden la pas një Amerikë të dobësuar:
  • Inflacion rekord dhe borxh publik që kalon çdo nivel historik;
  • Një kufi jugor të rrënuar ku miliona emigrantë të paligjshëm hyjnë pa kontroll;
  • Një krizë morale ku identiteti amerikan po zëvendësohet nga ideologjitë globaliste.

Në këtë sfond, deklarata e Biden në Boston tingëllon si ironike: një politikan që flet për “kurajë mediatike”, ndërsa në kohën e tij, fjala e lirë u shndërrua në armë politike kundër opozitës.

Amerika që dikur udhëhiqte botën, sot udhëhiqet nga propaganda

Kjo është Amerika që la pas Joe Biden – një vend ku mediat janë bërë vegël e pushtetit, ku “kritika” vlerësohet vetëm nëse godet kundërshtarin politik të duhur, dhe ku çdo mendim ndryshe shpallet rrezik për “demokracinë”.

Në fakt, asgjë nuk tregon më qartë rënien e perandorisë amerikane sesa një president që lavdëron humoristët televizivë si “mbrojtës të lirisë”./FoxNews

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *