Europa e kalbur u dorëzua: BE pranon planin e Presidentit Donald Trump për Ukrainën!

Nga Redaksia:

Në një zhvillim të papritur që tronditi qendrat e vendimmarrjes në Bruksel, udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Evropian dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë pranuar planin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive në Ukrainë dhe nisjen e negociatave të paqes mbi bazën e vijës ekzistuese të kontaktit.

Deklarata e përbashkët, e firmosur nga Zelensky dhe krerët e Francës, Gjermanisë, Britanisë, Italisë, Polonisë, Norvegjisë, si dhe nga presidentët e Komisionit dhe Këshillit Evropian, është shenjë e qartë se Evropa është detyruar të pranojë realitetin e ri gjeopolitik të imponuar nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas deklaratës:

“Ne mbështesim fuqimisht qëndrimin e Presidentit Trump se armiqësitë duhet të ndërpriten menjëherë dhe se vija ekzistuese e kontaktit duhet të jetë pika fillestare për negociatat.”

Megjithëse dokumenti përmend se ndryshimi i kufijve ndërkombëtarë është “i papranueshëm”, fakti që Evropa pranon negociata mbi bazën e vijës aktuale të frontit nënkupton dorëzimin de facto të BE-së përballë forcës së ftohtë të realpolitikës.

Kancelari gjerman dhe presidentët e tjerë të Evropës tashmë janë duke përgatitur “masa shtesë ekonomike” kundër Rusisë, por thelbi mbetet i qartë: plani Trump është pranuar, dhe lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re — atë të imponimit të paqes nga SHBA mbi një Evropë të rraskapitur dhe të ndarë.

Në thelb, Evropa e kalbur burokratikisht është dorëzuar përballë energjisë dhe vendosmërisë amerikane, ndërsa Ukraina po përgatitet të negociojë me Moskën brenda kufijve që ekzistojnë sot në terren.

Trump ka arritur atë që BE-ja dështoi ta bëjë për dy vite: ta ndalojë gjakun, ta ndalojë mashtrimin, dhe ta detyrojë Europën të zgjohet nga ëndrra e saj liberale.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *