Dhoma e Avokatisë është kthyer në dhomën e tradhtisë së avokatëve, qytetarëve dhe Shqipërisë …

Nga Avokati Altin Goxhaj – anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Avokati Altin Goxhaj, një nga zërat më kritikë ndaj ndikimit të Fondacionit Soros në sistemin e drejtësisë shqiptare, reagon ashpër ndaj qëndrimit të Dhomës së Avokatisë, të cilën e akuzon për heshtje dhe bashkëpunim me pushtetin në shkatërrimin e drejtësisë.
Në qëndrimin e tij publik, Goxhaj e cilëson Dhomën si “instrument eunuk të Axhendës Soros” dhe “tradhëtare ndaj qytetarëve, drejtësisë dhe vetë avokatëve”.

Njerëzit që kam përçmuar më shumë ishin tradhtarët që më ndihmuan të pushtoj vendet e tyre!

— Adolf Hitler

Në sistemin e drejtësisë penale ekzistojnë tre shtylla themelore:

  1. Gjykata
  2. Prokuroria
  3. Avokatia

Dy të parat përfaqësojnë shtetin, ndërsa avokatia përfaqëson qytetarët — mburojën e tyre të fundit përballë pushtetit.
Por, kur avokatia hesht, drejtësia vdes.

Avokatia ka fuqinë ta ulë shtetin në gjunjë

Avokatia është e pajisur me të gjitha armët ligjore për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet e pushtetit.
Mjeti më i fortë është bojkoti i seancave gjyqësore, sidomos bojkoti i masave të sigurisë — kur vendoset lënia në burg apo lirimi i një personi të ndaluar.
Nëse Dhoma e Avokatisë do të kishte marrë këtë hap, policia nuk do të mund të mbante në paraburgim askënd, as një vrasës në flagrancë e as një hajdut biçikletash.
Ky është mjeti ligjor që do ta detyronte shtetin të reflektonte, e jo të sillej me arrogancë si në rastin e Reformës Territoriale Gjyqësore, që solli mbingarkimin fatal të sistemit me mbi 250 mijë dosje – pra vdekjen klinike të drejtësisë shqiptare.

Reforma Soros në Drejtësi – tradhtia e Dhomës së Avokatisë

Qeveria shqiptare ka shkatërruar drejtësinë në funksion të Axhendës Soros për nënshtrimin dhe shpopullimin e Shqipërisë.
Por ky plan nuk do të kishte sukses pa bashkëpunimin e Dhomës Kuislinge të Avokatisë, e cila ka qenë arma kryesore e zbatimit të Reformës Soros në Drejtësi, me ndihmën e fondeve, emërimeve dhe karrierave të sponsorizuara nga Fondacioni Soros.

Dhoma e Avokatisë ka tradhtuar qytetarët dhe vetë avokatët, duke mos përdorur asnjëherë pushtetin e saj për të ndalur rrënimin e drejtësisë.
Sot ajo është kthyer në një Eunuk të Sorosit dhe Ramës, një institucion që vetëm bën sikur kundërshton, ndërkohë që në prapaskenë i shërben po atyre që po shkatërrojnë vendin.

Tradhtarët e brendshëm janë më të rrezikshëm se armiqtë e jashtëm

Ashtu siç shkruante Hitleri, tradhtarët janë njerëzit më të përçmuar, sepse pa ta, pushtuesi nuk do të kishte sukses.
Po kështu edhe Rama e Soros përçmojnë më shumë lëpirësit e Dhomës së Avokatisë, të cilët i ndihmuan të shkatërrojnë sistemin gjyqësor shqiptar.

Edhe sot, në vend që të shpallte bojkot total të masave të ndalimit dhe arrestimit, Dhoma e Avokatisë vazhdon të heshtë si një eunuk politik, duke pranuar arrestime arbitrare dhe shantazhe ndaj vetë avokatëve që guxojnë të flasin.

Përgjegjësia historike e vetë avokatëve

Por fajtorë jemi edhe ne, anëtarët e heshtur të Dhomës, që për vite kemi pranuar këtë turp pa e rrëzuar tradhtinë nga brenda.
Brezi ynë do të mbahet mend si ai që nuk pati kurajo të mbrojë as veten, e jo më qytetarët.
Ndaj shqiptarët kanë të drejtë kur thonë:

“Kur ju s’jeni të zotë të mbroni veten, si do na mbroni ne?”

Një ngushëllim moral

Unë dhe kolegu im në “Aga & Goxhaj Law Firm”, Av. Erald Aga, kemi 10 vite që kemi denoncuar dhe protestuar kundër Reformës Soros në Drejtësi, duke u përballur me bllokime, përjashtime, censurë dhe shantazhe nga vetë Dhoma e Avokatisë.
Të paktën, kur të përfundojmë në ferr bashkë me gjithë avokatët e tjerë, do të kemi ndërgjegjen e pastër se nuk u dorëzuam – dhe se Zoti do të na falë, jo për atë që bëmë, por për atë që të tjerët nuk e bënë kurrë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *