Nga Redaksia:
Një raport i fundit i Institutit të Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës (WIIW) ka rrëzuar propagandën e qeverisë shqiptare mbi projektin elektoral “Shqipëria 2030”, duke treguar se vendi ndodhet ende shumë larg standardeve europiane të zhvillimit.
Sipas analizës së detajuar të këtij institucioni, ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet e brishtë, me rritje të kufizuar, borxh të lartë publik dhe varësi të theksuar nga remitancat e emigrantëve. Këto tregues vënë në pikëpyetje premtimet e Edi Ramës për “rritje të qëndrueshme” dhe “transformim ekonomik dixhital” deri në vitin 2030.
Raporti i Institutit të Vjenës
Në raportin për Ballkanin Perëndimor, Instituti i Vjenës thekson se:
Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2025 pritet të jetë rreth 3.8%, shumë më poshtë nga objektivat e qeverisë që flasin për “rritje dyshifrore”.
Borxhi publik mbetet mbi 60% të PBB-së, duke kufizuar hapësirat e investimeve në sektorët prioritarë.
Tregu i punës po përballet me mungesë të fuqisë punëtore për shkak të emigracionit të lartë.
Struktura e ekonomisë mbështetet ende në ndërtim, turizëm dhe remitanca, ndërsa prodhimi industrial e teknologjik mbetet minimal.
Në përfundimet e tij, Instituti vëren se Shqipëria është “larg afrimit me mesataren europiane të të ardhurave dhe produktivitetit”, pavarësisht fushatave politike që e portretizojnë vendin si “histori suksesi”.
Deklaratat e Ramës, në kontrast me realitetin
Kryeministri Edi Rama ka promovuar “Shqipërinë 2030” si një projekt që do ta “afrojë vendin me Europën e zhvilluar”, duke folur për investime në teknologji, paga më të larta dhe ekonomi dixhitale.
Por të dhënat zyrtare dhe analizat ndërkombëtare tregojnë të kundërtën: pagat reale nuk po ndjekin ritmin e inflacionit, kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm, ndërsa investimet e huaja strategjike po bien vit pas viti.
Ekspertët e ekonomisë në raport theksojnë se “shumë projekte publike janë të paqarta në transparencë dhe nuk sjellin ndikim real në zhvillim afatgjatë” – një kritikë që bie drejtpërdrejt mbi politikat e qeverisë aktuale.
Krahasimi i fakteve
Premtimet e “Shqipëria 2030” Realiteti sipas Institutit të Vjenës
Rritje dyshifrore ekonomike Vetëm 3.8% në 2025
Punësim masiv për të rinjtë Emigracion rekord dhe mungesë punonjësish
Modernizim industrial dhe teknologjik Ekonomi e mbështetur në ndërtim dhe remitanca
Shqipëri e afërt me BE-në Vend me të ardhurat më të ulëta në rajon
Mashtrimi politik i “Shqipërisë 2030”
Raporti i Vjenës ka shërbyer si një pasqyrë e zymtë e realitetit shqiptar, duke nxjerrë zbuluar se slogani “Shqipëria 2030” është më shumë një instrument propagandistik sesa një plan zhvillimi real.
Qeveria e Rilindjes ka ndërtuar një imazh artificial të progresit, ndërkohë që shifrat ndërkombëtare flasin për stanjacion ekonomik dhe thellim të pabarazisë sociale.
Në vend të një Shqipërie që po afrohet me Europën, siç pretendon propaganda qeveritare, vendi po përballet me largimin e trurit, varfërim të klasës së mesme dhe mungesë vizioni ekonomik afatgjatë.
Ndërsa Kryeministri Rama flet për “Shqipërinë dixhitale dhe të zhvilluar deri në 2030”, raportet serioze ndërkombëtare si ai i Institutit të Vjenës tregojnë të kundërtën: një Shqipëri që ende përballet me varfëri, korrupsion dhe mungesë perspektive.
Premtimet e Rilindjes mbeten, si gjithmonë, fjalë të bukura në letër – por të shkëputura nga realiteti i qytetarëve.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
