ANALIZA: Si po shndërrohet Amerika në laboratorin e komunizmit modern …

Nga Redaksia:

Kur u themelua Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sistemi republikan u ngrit mbi parimet e kundërshtimit ndaj monarkisë, sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve. Më vonë, mbi këtë bazë lindi sistemi demokratik, që theksoi pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë e të tërthortë të popullit në vendimmarrje.
Ky fokus mbi “sovranitetin popullor” dhe “qeverisjen e shumicës” u përdor si justifikim për të lejuar importimin masiv të emigrantëve të paligjshëm dhe përfshirjen e tyre në zgjedhjet amerikane.

Në pamje të parë, republika dhe demokracia duken të përputhshme. Por, në thelb, një republikë nuk është thjesht pa monarki — ajo bazohet në kontrollin e ndërsjellë të pushteteve dhe në respektimin e ligjit. Kur ky ekuilibër prishet, hapet dera për manipulim, anarki dhe më pas për totalitarizëm.

Komunizmi që po lind në heshtje në Amerikë

Shumë amerikanë mendojnë se komunizmi është një fenomen i largët, i vdekur me rënien e Bashkimit Sovjetik. Por në fakt, ideologjia komuniste është infiltruar thellë në strukturat shoqërore, kulturore dhe institucionale të SHBA-së — me qëllim përfundimtar: shkatërrimin e vlerave që e bënë Amerikën të lirë dhe të fortë.

Sipas analizës së Minghui.org, ky proces është pjesë e një strategjie të gjatë për ta kthyer Amerikën në një version modern të komunizmit, pa flamur të kuq e pa statuja të Leninit — por me kontroll përmes “ligjit”, “arsimit” dhe “moralit të ri”.

  • Ndarja e njeriut nga Zoti

    Sistemi arsimor amerikan ndalon lutjen, promovon evolucionin dhe ateizmin, duke e trajtuar njeriun si një kafshë që duhet të ndjekë instinktet, jo moralin.
    Në emër të “shkencës moderne” dhe “progresit”, roli i Zotit dhe i krijuesit është zëvendësuar nga ekspertë, psikologë dhe politikanë.
    Familja tradicionale po rrënohet — promovohen aborti, divorci, degjenerimi moral dhe prindërit po humbasin të drejtën të edukojnë fëmijët e tyre.

    • Shkatërrimi i pronës private

      Nëpërmjet shtetit të madh dhe sindikatave, qeveria kontrollon jetën e qytetarëve — arsimin, shëndetësinë, tregtinë e deri te banesa.
      Sa më shumë njerëzit varen nga shteti, aq më shumë rritet kontrolli mbi ta. Kështu, komunizmi i ri nuk vjen me revolucion, por me varësi.

      • Zëvendësimi i sistemit republikan me “demokraci të kontrolluar”

        Në Shtetet e Bashkuara, sistemi republikan po zëvendësohet ngadalë me një “demokraci” që, në thelb, shërben për ta çuar vendin drejt socializmit dhe më pas komunizmit.
        Dhuna, frika, kaosi dhe përçarja racore janë bërë pjesë e përditshmërisë.
        Grupet ekstremiste, të mbështetura nga ideologë të majtë, po përdorin “revolucionin social” si mjet për të përmbysur sistemin ekzistues dhe për të marrë pushtetin përmes terrorit, censurës dhe propagandës.

        45 objektivat komuniste për shkatërrimin e Amerikës (sipas W. Cleon Skousen, 1958)

        Në librin “Komunisti i zhveshur”, autori amerikan Skousen renditi 45 objektiva që komunizmi synonte të arrinte në SHBA. Disa prej tyre janë realizuar me sukses:

        1. Pranimi nga SHBA i “bashkëjetesës” me komunizmin si alternativë ndaj luftës bërthamore.
        2. Dorëzimi përballë kërcënimit të luftës atomike.
        3. Krijimi i iluzionit se çarmatimi total është akt moral.
        4. Lejimi i tregtisë së lirë me shtetet komuniste.
        5. Kredi dhe ndihma ekonomike për Rusinë dhe satelitët e saj.
        6. Pranimi i Kinës komuniste në OKB.
        7. Legjitimimi i partive komuniste në vendet perëndimore.
        8. Infiltrimi në dy partitë kryesore amerikane për të ndikuar politikën kombëtare.
        9. Promovimi i OKB-së si “qeveri botërore e vetme” me ushtri të pavarur.
        10. Eliminimi i betimit të besnikërisë dhe patriotizmit kombëtar.

        Komunizmi nuk vjen më me tanke dhe flamuj të kuq.
        Ai vjen përmes librave shkollorë, politikave të “drejtësisë sociale”, kontrollit të mediave dhe zhdukjes graduale të lirisë personale e fetare.

        Sot, Amerika nuk po rrezikohet nga një armik i jashtëm, por nga një ideologji që po e gërryen nga brenda – në emër të demokracisë.

        Ky shkrim i Minghui.org paralajmëron botën perëndimore për rrezikun që po afron.

        Përkthimi dhe përpunim nga PatriotikMedia.al

        Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

        Leave a Reply

        Your email address will not be published. Required fields are marked *