Historia po përsëritet: Evropa nuk është më në paqe me Rusinë” – Merz hap portën e një epoke të re përplasjesh …

Deklarata e Merz-it zbulon se BE-ja nuk po kërkon më dialog me Moskën, por përgatitje për përplasje – një përsëritje e skenarëve të rrezikshëm të historisë europiane.

Nga Redaksia:

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se “Evropa nuk është më në paqe me Rusinë”, një fjali e thjeshtë në pamje të parë, por me peshë të rëndë politike dhe gjeostrategjike. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes Perëndimit dhe Moskës po rriten çdo ditë, ndërsa kufiri mes “paqes” dhe “gatishmërisë për luftë” po bëhet gjithnjë e më i paqartë.

A është kjo një thirrje e hapur për përgatitje ushtarake, apo thjesht një mënyrë për të justifikuar zgjerimin e buxheteve të mbrojtjes dhe rritjen e ndikimit të NATO-s në çdo cep të Europës? Pyetje që ngrejnë shumë dilema, sidomos kur dihet se përmes “politikave të sigurisë”, po ushqehet frika, po ndizen përplasjet, dhe po krijohet një klimë e re konfrontimi që i shërben vetëm interesave të mëdha gjeopolitike.

Në të vërtetë, historia e ka treguar se kur politikanët europianë nisin të flasin për “mungesë paqeje”, pason gjithmonë përshkallëzimi. Një herë me armë, një herë me sanksione, e herë me propagandë. Por përfundimi është i njohur: popujt paguajnë çmimin, ndërsa elitat politike përfitojnë. Dhe sot, kur fjalia e Merz tingëllon si paralajmërim i ftohtë për kontinentin, kujtesa e historisë na thotë se po, “do e djegin sërish” – jo me zjarr të armëve ndoshta, por me zjarrin e krizave, frikës dhe ndarjeve që përgatisin terrenin për përplasje të reja.

Europa po hyn në një epokë ku fjalët “paqe” dhe “stabilitet” përdoren vetëm si mbulesë për tensione të planifikuara. Dhe ndërsa udhëheqësit flasin për siguri, realiteti është se po ndërtohet një rend i ri – një rend që kërkon armiq për të ekzistuar. Në këtë skenar, Rusia është vetëm preteksti i radhës, ndërsa e vërteta fshihet pas lojës së madhe të interesave globale.

PatriotikMedia do të ndjekë me vëmendje këtë zhvillim dhe do të sjellë analizat dhe faktet që mediat e kontrolluara nuk guxojnë t’i prekin. Sepse e ardhmja e Europës nuk duhet të shkruhet nga ata që kërkojnë luftë, por nga popujt që kërkojnë të jetojnë në paqe të vërtetë.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *