Nga Redaksia:
Sllovakia ka sfiduar hapur legjislacionin e Bashkimit Evropian duke miratuar një ndryshim kushtetues historik, që njeh vetëm dy gjini biologjike, ndalon praktikën e gestacionit përmes surrogateve dhe kufizon të drejtën e adoptimit vetëm për çiftet e martuara heteroseksuale.
Ky vendim e vendos sovranitetin kombëtar mbi ligjet e BE-së, duke mbrojtur vlerat e familjes tradicionale dhe moralin kristian. “Republika Sllovake njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, të përcaktuara biologjikisht”, thuhet në amendamentin e miratuar në parlament.

Amendamenti u votua me shumicën e nevojshme prej tre të pestave, pas bashkimit të disa deputetëve konservatorë të opozitës me koalicionin qeverisës. Presidenti Peter Pellegrini ka deklaruar se do ta firmosë menjëherë, duke theksuar se ky është një sinjal i rëndësishëm i unitetit politik mbi një çështje themelore për kombin.
Gjithashtu, u vendos që edukata seksuale në shkolla të kërkojë pëlqimin e prindërve.
Kryeministri Robert Fico, një nacionalist i deklaruar, e krahasoi këtë akt me një “barrikadë kushtetuese kundër progresizmit”, duke theksuar se nuk ka ndërmend të sakrifikojë identitetin dhe traditat mijëvjeçare kristiane të Sllovakisë përballë ideologjisë liberale të Brukselit.
Ai e bëri të qartë se familja tradicionale dhe vlerat kristiane janë themeli i shtetit sllovak, të cilat do të mbrohen pa kompromis përballë globalizmit.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.