Nga Redi Minga:
Në vend që fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën e bukur shqipe, drejtshkrimin dhe pasurinë e kulturës sonë, librat shkollorë të klasës së tretë janë kthyer në manuale indoktrinimi të Rilindjes Sorosiane.

Në tekstin “Këshilla për të rriturit dhe për veten”, fëmijëve u kërkohet të plotësojnë fjali si:
“Mos më godit, se më dhemb trupi.”
“Mos më godit, se shpirti.”
“Mos më godit, se unë mësoj të… motrën.”
“Mos më godit, se ndryshe do të… fëmijë i keq.”
Më tej, u jepen shembuj ku prindi apo mësuesja paraqiten si të padrejtë: një nënë që nuk lejon shoqërinë e vajzës, një baba që tërheq djalin me forcë, një mësuese që qorton nxënësin. Fëmijët detyrohen të japin “këshilla” kundër tyre, duke përdorur shprehje të gatshme: “Nuk ke të drejtë, ndihem keq, mos më godit, mësohem keq.”
Por skandali nuk mbaron këtu. Në një tjetër tekst të titulluar “Një bebe e re po vjen”, fëmijëve të vegjël u shpjegohet hapur akti seksual:

“Kur një burrë dhe një grua janë të dashuruar, ata përqafohen dhe përkëdhelen. Ata mund të vendosin që të bëjnë një bebe. Kur babai vendos seksin e tij brenda seksit të mamasë, ai vendos aty edhe një lëng që mban kokrriza të vogla.”
Çfarë qëllimi ka kjo?
Ky nuk është edukim, por një projekt i qartë i Rilindjes Sorosiane për të:
- Dobësuar figurën e prindit dhe mësuesit, duke i paraqitur si abuzues.
- Edukuar fëmijë pa disiplinë, që nuk pranojnë rregulla e kufij.
- Futur edukimin seksual të parakohshëm, duke traumatizuar fëmijët në një moshë të njomë.
- Shkëputur fëmijën nga familja dhe kombi, për ta bërë të varur nga “shteti rilindas” dhe nga modelet që dikton Sorosi.
Rilindja Sorosiane – armike e identitetit kombëtar
Ky është një shembull i qartë se si Rilindja Sorosiane po përdor arsimin për të shkatërruar identitetin shqiptar, duke krijuar një brez të dobët, të paqëndrueshëm dhe të lehtë për t’u manipuluar. Në vend që fëmijët të rriten me dashuri për gjuhën, historinë dhe traditën e tyre, ata po rriten me një botëkuptim të rrezikshëm: kundër prindit, kundër mësuesit, dhe të ekspozuar parakohe ndaj koncepteve të rriturish që nuk kanë vend në moshën e fëmijërisë.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.