OPINION: Edi Rama tallet me syzet e tij – Berisha luan me fjalën “Amerikë”…

Nga Ariola Mema:

Në skenën politike shqiptare nuk ka asnjë iluzion: Edi Rama dhe Sali Berisha nuk janë liderë që mendojnë për shqiptarët, por ushtarë të bindur të Sorosit. Rama, me syzet e tij ikone, nuk po i përdor për të parë realitetin – ai po i përdor për të dërguar mesazhe direkt tek Soros. Çdo fjali, çdo grimë stil, është një akt i mirëmenduar për të treguar besnikëri ndaj agjendës së huaj.

Berisha, nga ana tjetër, ka kthyer “fjalën Amerikë” në një instrument manipulimi. Si një qen i rrahur që mundohet të mbajë fermën e tij të PD-së, ai luan rolin e servilit që premton, kërcënon dhe frikëson për të mbajtur kontrollin. Shqiptarët budallallepsen nga fjalët e tij, nga denoncimet spektakolare, duke harruar se pas tyre fshihet një teatër i ndyr që luhet mbi shpinën e tyre.

Të dy, Rama dhe Berisha, janë protagonistët e të njëjtit spektakël të ndyr: një farsë ku maska të ndryshme fshehin të njëjtën lojë të huaj dhe ku qytetari i zakonshëm është një skenarist i pafat. Shqiptarët përjetojnë zhurmën, denoncimet dhe teatrin, por asnjëherë nuk shohin se kush po e luan me fatin e tyre.

Në këtë teatër nuk ka vend për interes kombëtar – ka vetëm syze, fjalë dhe zvarritje, të gjitha në shërbim të një loje të huaj që shfrytëzon çdo moment për të mbajtur vendin në kontroll.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *