Nga Redi Minga:
Kur Presidenti Donald Trump paralajmëroi se do të përdorë Ligjin RICO kundër klanIt Soros dhe rrjeteve të tyre, mesazhi ishte i qartë: nuk bëhet fjalë për një deklaratë politike, por për një armë juridike të pamëshirshme që ka shembur mafien italiane në SHBA, ka futur pas hekurave policë e gjykatës të korruptuar dhe ka shkatërruar organizata të tëra kriminale.
Çfarë është Ligji RICO?
RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act – Ligji për Organizatat e Ndikuara nga Zhvatja dhe Korrupsioni) është një ligj federal amerikan, në fuqi që nga 15 tetori 1970, i hartuar nga juristi G. Robert Blakey.
Ky ligj u krijua për të luftuar krimin e organizuar dhe vepron mbi të gjithë zinxhirin kriminal – jo vetëm tek ekzekutorët, por edhe tek “boss”-ët, klanet, firmat dhe madje edhe institucionet e infektuara.
Çfarë parashikon RICO?
- Në planin penal
Dënime deri në 20 vjet burg për çdo akuzë (madje burgim i përjetshëm kur lidhet me krime të rënda),
Konfiskim pronash, llogarish bankare dhe pasurish,
Goditje ndaj individëve, organizatave dhe institucioneve që përfitojnë nga krimi.
- Në planin civil
Viktimat (individë ose kolektivë) kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim trefish të humbjeve të shkaktuara nga aktivitetet kriminale.
Pra, RICO nuk ndëshkon vetëm një person, por e shkul të gjithë rrjetin nga themelet.
- Si është përdorur në histori?
Kundër klaneve mafioze Gambino, Lucchese, Bonanno, Colombo, Genovese, që kontrollonin New York-un.
Kundër Departamentit të Policisë së Key West, Florida (1984), për trafik droge e korrupsion.
Kundër Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit (LAPD) në vitin 2000, për skandalin famëkeq Rampart.
Ky ligj është përdorur dhe përdoret edhe kundër individëve, firmave dhe entiteteve ndërkombëtare, nëse kanë lidhje me subjekte kriminale që ndikojnë në SHBA.
- Pse lidhet me klanin Soros?
Sepse RICO lejon ndjekjen edhe të strukturave të huaja që: minojnë proceset zgjedhore, financojnë lëvizje destabilizuese, ose përfshihen në korrupsion dhe zhvatje ekonomike.
Nëse provohet se rrjetet dhe fondacionet e Sorosit kanë financuar apo organizuar aktivitete që prekin direkt interesat e SHBA-së, atëherë mund të përballen me goditjen e RICO-s.
Kjo do të thotë jo vetëm dënim penal për individët, por edhe shkatërrim financiar dhe rrënim i të gjithë rrjetit ndërkombëtar që ata kanë ngritur.
Kur Trump paralajmëroi “klanin Soros” me Ligjin RICO, ai i referohet një ligji që: ka shembur mafien, ka ndëshkuar polici e gjykatës të korruptuar, dhe ka shkatërruar rrjete të tëra kriminale.
Prandaj mesazhi nuk është thjesht politik: është një kërcitje prangash dhe një paralajmërim se as miliarderët globalistë nuk janë mbi ligjin.
Ky është momenti kur loja kalon nga fjalët te faktet. Dhe kur hyn në lojë RICO, gjithmonë ka krisma…
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.